• |
ide | kryesore

Kryeministri i të pasurve e ka zhveshur kapuçin e grabitësit

1, Ide

Java që po mbyllet u shenjua nga etiketimi i Edi Ramës si një lider kleptokrat. Një studente në Vlorë i përmendi, sy më sy, jetën luksoze që bëjnë prej kohësh ai dhe ministrat e tij. Kolegu i saj, nuk nguroi aspak të ngrinte pikpyetjen se si e ka ndërtuar vilën e Surrelit, një njeri që është paguar gjithnjë nga borderotë e shtetit. Ndërsa ajo vajza e arkitekturës, shkoi edhe më tej, duke i quajtur veprimet dhe aktet e kryeministrit të të pasurve si “zhvatje me vetëdije“.

Fakti se këto etiketime nuk vinin as makineria opozitare e baltës dhe as nga mediat e kazanit, por nga përfaqësues të zemëruar të protestave studentore, që ka si hymn të saj zhvatjen e xhepave të të varfërve nga qeveria e lluksit (lexo poshtë manifestin e studentëve) tregon shumë.

Kërkesat sociale dhe politike/ Manifesti antiqeveritar i studenteve ( në vargje)

Ai dëshmon se etiketimi i kësaj qeverie si një bandë grabitësish profesionistë e ka kaluar ku e ku cakun e një qerthulli të ngushtë në Tiranë.

Por, këtu interesante nuk është vënia në dukje e kësaj të vërtete të pranuar gjerësisht.

Në këtë rast, kurioze është të shihet si veproi Rama ndaj këtyre akuzave që po përhapen me këmbënguljen e një njolle vaji.

Ish kryebashkiaku i dikurshëm, që hidhte me mijra firma për leje ndërtimi në Tiranë, megjithëatë e ngrinte zërin në kupë të qiellit për të thënë se s‘ kishte bir nëne dhe zog kurve të kërkonte paratë e veta në xhepat e tij.

Kryeministi i sotëm ka humbur dhe forcën për të mbrojtur gënjeshtrën.

Dhe këtë e dëshmon një fakt i thjeshtë. Pikërisht ajo që ndodhi me bandën e rilindjes, në parlament, në fund të kësaj jave plot akuza.

Mirë që pa pkë turpi në këtë kohë skandalesh me tendera pa garë, letrash të fallcifikuara dhe milionash që fluturojnë, qeveria nuk ka dot përgjigje, por ajo vazhdon të zhytet edhe më thellë. Fiks në këto ditë ajo vendosi të rivotojë një ligj që i fal njerëzve më të pasur të këtij vendi gjysmën e tatimit mbi dividentin.

Pra, me një fjalë, nëse sipas një përllogaritjeje të Reporter.al fitimi i pashpërndarë i korporatave shqiptare shkon diku tek 600 milonë euro, atyre i dhurohen përpara vitit të ri reth 50 milion me një dorë.

Në fakt tkurrja tatimit mbi dividentin, që në Shqipëri po shkon nga 15% në 8%, është një nga ato debate që zhvillohet në të gjitha ekonomitë kapitaliste.

Të majtët kudo e quajnë një skandal, një favor që i bëhet shtresave më të privilegjuara, një hap më shumë drejt krijimit të një shoqërie më të padrejtë dhe me hendek më të thellë pabarazie.

Në të kundërt, liberalët e djathtë e shohin si një nga ato oportunitete që i jepet të pasurve, për të krijuar më shumë punësim dhe mirqënie përmes parave të reja që ata injektojnë në ekonomi.

Mirëpo, këtu tek ne, Edi Rama dëshmoi edhe njëherë se ai di të sillet përtej së majtës dhe të djathtës. Se është ti bësh një nder të madh, po t’a ngërthesh në debatin parimor apo ideologjik, ndërkohë që është nisur direkt për të vjedhur.

Rruga që zgjodhi e vërteton këtë.

Sepse ai nuk hartoi vetëm një ligj që i fal miliona të pasurve, kur justifikohet anekënd Shqipërisë se drejton një shtet të varfër që nuk bën dot më shumë për studentët.

Sepse ai nuk hartoi vetëm një ligj që ka edhe efekt prapaveprues, pra që i dhuron më të kamurve edhe taksat e viteve të shkuara.

Por, mënyra se si u soll në shkelje të çdo rregulloreje dhe ligji me dekretin presidencial që e ktheu mbrapsh “dhuratën për të pasurit”, e vizaton atë si një grabitës pa maskë.

Nëse do të ishte nisur qoftë edhe nga një grimcë ideje të ndershme, shumica socialiste, nuk do të kishte thyer rekordin e rrëzimit brenda një dite të një akti të kreut të shtetit. Ajo nuk do ta kishte bërë këtë në fshehtësi me mendësine e hajdutëve të lagjes, që ndajnë në errësirë paratë. Ajo nuk do ta kishte futur jashtë çdo procedure në kuvend, sikur kishte hall se mos zhgënjente oligarkët të cilëve u’a kishte premtuar dhuratën para krishtlindjeve.

Skandali në parlament/ Si po i falen miliona taksa super të pasurve

Por, Rama i bëri këto pa e çarë kokën, ashtu si grabitësit e identifikuar të një banke që nuk kanë më nevojë ti mbajnë për maskim kapuçët e zinj.

Ai tashmëe di se gjithë shqiptarët e kanë kuptuar atë që i parplasën në sy studentët. Ai tashmë e ndjen se nuk është më nevoja të betohet se s’mban në xhepa paratë e tjetërkujt.

Tani maska ka rënë. Afishja e propagandës është grisur. Tani kemi hyrë në një fazë të re, kur qeverisja nuk do më, as të jetë e besueshme dhe as simpatike për popullin.

Ajo nuk ka më nevojë për propagandë, por thjeshtë për mjete me anë të të cilave të sundojë. Dhe kjo është aleanca me oligarkët dhe botën e parasë, që po zëvendzson fazën e përfunduar të “bashkëqeverisjes me qytetarët”.

Rama ka hyrë në këtë rrugë pa kthim. Pikërisht për këtë ai e kaloi në mënyrë aq arrogante dhe brutale ligjin që i fal miliona më të kamurve.

Ai po bëhet edhe më i rrezikshëm, sepse tani nuk ka më nevojë as të na gënjejë, por vetëm të na nënshtrojë me ndihmën e një grushti të pasurish.

©lapsi.al

 

12 Comments

  1. Aprovimi i nje ligji qe Presidenti e ktheu mbrapsht nuk eshte surprize..(per ate presiedent as ne hale nuk do te shkoja)sepse nuk eshte ndonje burre me i mire,Menyra hajduce e miratimit te ligjit eshte tamam kacaket.Pse e bene keshtu shpejt,fshehurazi ..sepse e shikojne qe i kane ditet e numeruara,prandaj hajde shpejt te miratojme ato ligje qe na japin para.Tek ky ligj qe falen miliona euro kushedi sa eshte “gjoba” e Rames,prandaj dhe vrapojne ,tamam hajdut,opozite hajdutesh,president hajdut..Republike hajdutesh….diku lexova qe edhe Servantesin e kishin marre peng shqiptaret pirate dhe e kishin liruar per 200 dukate.

    1. Që në titull të shkrimit , Bushati del me një paragjykim komunist.
      Na qenka një tragjedi e madhe që një kryeministër të drejtojë një vënd me njerëz të pasur sipas tij.
      Jo z.Bushati !
      Tek Rama nuk është problemi se ai vlerëson “të pasurit” si më të aftët e si elitë morale e intelektuale.
      Ai vlerëson ata që pasurohen në rrugë kriminale e korruptive pasi me ata e lidh interesi për të shtuar veç pushtetit të tij politik, edhe pushtetin e parasë.
      Të pasur e të varfër ka pasur ka e do të ketë gjithmonë
      Problemi është se në çmënyre, me çfarë politikash sociale do t’ju krijohen kushte normale të jetesës edhe të varfërve.
      E provuam sistemin socialist enverist të barazisë në mjerim e në varfëri të tejskajëshme.
      E provuam edhe sistemin e korruptuar socialist edverist të së ashtuquajturës rilindje, e është krijuar një shtresë e varfër e madhe me të drejta të kufizuara për njerëzit e ndershëm e mbështetjen e një oligarkie kriminale.
      Por nuk ka sepse të shohim duke përgjithësuar të keqen tek “të pasurit”
      Duhen luftuar të pasurit e kategorisë së mafies e jo kapitalizmin si një sistem të konkurencës së vlerave e aftësive.

  2. Njelloj beri edhe me taksen e transaksioneve te pasurive te paluajtshme. E la te ulet 2-3 muaj sa perfunduan allishverishet katovicaret dhe e ngriti 15% per pupullin. Kto jane kriminela sadiste.
    Do ta leje deri nga qershori 8% sa te bejne pagesat dhe pastaj do ta beje prap 15%, Ne fushate do filloje mashtrimet per gabimet, i pa ditur e i pa informuar e blabla te e tija nuk do kene fund

  3. Megjithe propaganden antirame dhe perpjekjet kunder socialisteve te analisto – opinionistave , qe jetojne ne varferi ekstreme ??? !!!! (qe ne masen mbi 90% jane shqupsa) ,Rama i fiton zgjedhjet e 2019 , 2021 .

    1. E vertete qe mund t’i fitoje zgjedhjet, derisa sa te kete specie si ti te cileve era e bythes se timonierit skizofren, u duket ere trendeline. Cfare shikon ne pasqyre kur shihesh? Me siguri nje zvarranik te kuq ne forme llape.

    2. Per sa kohe ti dhe shoket e tu qe paguheni per te shkruar keshtu budallalleqesh nuk e kuptoni qe nese do te jetonit ne nje vend te pa kapur nga horrat do te fitonit me shume dhe ne menyre te ndreshme, normal qe do t’i fitoje. Per fatkeqsine e te gjitheve… As me thua, nuk te vjen keq qe femijet e tu do te rriten dhe jetojne ne mizerje?

  4. A ka oligarke ne Shqiperi? Patjeter qe ka.

    A eshte e padrejte qe ulja e takses mbi dividendin te kete efekt prapaveprues? Sigurisht qe po, sepse dikush qe e ka paguar taksen e dividendit 15% per fitimin e vitit 2017 nuk mund te paguaje me shume se dikush qe priti sot dhe e shperndan sot dividendin me 8% takse.

    A duhet ulur taksa mbi dividendin? Sigurisht qe po, madje eshte veprim i vonuar.

    Ka nje tendence qe ose te nxihet fare situata, ose te zbardhet. Nuk i jepet Cezarit ajo qe i takon Cezarit.

    Ne radhe te pare taksa mbi dividendin nuk prek vetem oligarket. Nga vete termi, oligarket jane nje grusht njerezish.
    Taksa mbi dividendin, pervec oligarkeve prek edhe cdo biznes te ndershem te ketij vendi.

    Ndoshta qellimisht, anashkalohet fakti qe biznesi i madh e paguan njehere tatim fitimin prej 15%. Dhe me pas, nese i duhet t’a terheqe fitimin ne forme dividendi, duhet te paguaje perseri 15%.

    Nga shumica e bizneseve te medha kjo eshte konsideruar e padrejte dhe ne vlere absolute mbledhja e takses mbi dividendin nga tatimet ka rene. Sepse dividendi mbetet vullnet i aksionereve. Po deshen e shperndajne, po deshen jo. Nuk ka ligj ne bote qe t’i detyroje t’a shperndajne.

    Ne keto kushte, ne vend qe t’i bihet murit me koke dhe te pritet se si taksa e dividendit mblidhet gjithmone e me pak me kalimin e viteve, gjendet nje forme incentivuese me uljen e takses, per t’i shtyre aksioneret t’a shperndajne dividendin.

    Ky ndryshim ligjor nuk ka asnje te keqe. C’kusur kane bizneset e ndershme te paguajne takse te larte dividendi, vetem se ne kete vend paska oligarke qe perfitojne gjithashtu?

    Ne vende si Shqiperia zgjidhja eshte te kete taksa sa me te uleta dhe te thjeshtuara. Mundesisht te paguhet gjithcka ne 1 takse.
    Ketij vendi i vjen e keqja jo nga biznesi, por nga komplikimi i cdo procedure, qe i shtyn njerezit drejt korrupsionit.

    Ne radhe te pare ketu duhet te mblidhen te gjitha taksat, nga cilido. Dhe per t’a bere kete taksat duhen ulur e thjeshtuar, ndryshe te gjithe fshihen e gjejne cdo forme te mundshme krijuese per mos te paguar.
    Pasi t’i kemi mbledhur te gjitha taksat nga te gjithe, mund te nise diskutimi sa perqind te paguaje njeri, e sa perqind tjetri, ne funksion te te ardhurave.
    Po jo t’i marrin shpirtin atij qe fiton dhe eshte formal, qe mos paguaje kokerr takse 70% e popullsise. Se kjo edhe ate qe fiton ndershmerisht e zhyt, edhe ekonomine e shtyn ne parazitizem, duke perkrahur ekonomine e zeze.

    Nuk duhet harruar qe pa biznes, cdo ekonomi shkon ne kolaps. Ne e provuam njehere komunizmin, prandaj duhet te mendohemi perpara se t’i turremi biznesit e t’i trajtojme si kulake, si Enveri dikur.

    Kjo fryme anti-biznes duhet te marre fund. Sot per sot, me te mirat e te keqijat qe ka, biznesi eshte pjesa me produktive ne ekonomine Shqiptare. Duhen perkrahur, se punesojne qindra e mijera njerez, jane motorri i ekonomise, jo te shihen sikur po i vjedhin buken e gojes dikujt.

    Deshtoi komunizmi njerez, perkrahni filozofi te reja.

    1. Drejtë , shumë drejtë e ke shtruar Artan që komunizmi ka marë fund e shpresa e shqiptarëve për të dalë nga mjerimi ekonomik, është forcimi i kapitalizmit demokratik që mbështetet në konkurencën e lirë te vlerave e aftësive, e në konsolidimin e një kapitalizmi të fuqishëm si promotor i progresit ekonomik, por ama me një shtet ligjor e në luftë kundër krimit e korrupsionit.
      Puna është se piktori Rama as e ka idenë e ekonomisë, as asaj socialiste e as asaj kapitaliste. e vepron si ai muzikanti me vesh që nuk i njeh fare notat.
      Edhe mund të ketë ndonjë kryeministër që nuk e njeh ekonominë, por ama ka aftësinë që të krijojë një rreth këshilltarësh specialistë të fushave të ndryshme që projektojnë politikat ekonomike.
      Në këtë pikë Rama është akoma më negativ. Duke i krijuar vetes kultin e gjithë të diturit, edhe këshilltarët i përzgjedh vetëm ca figurantë servilë që nuk e shqetësojnë por i thonë amin për çdo gjë.
      Mere me mend, që si këshilltar të tij ka njëfarë gazetari mediokër nga Kosova, Baton Haxhiun që në Kosovë nuk ja vërshëllen askush.
      Nëse në dialogun që deshte të bënte me studentët e që si piknisje kishte probleme ekonomike, nuk do të shkonte vetëm por me një ekip specialistësh, mbase studentët edhe do ta pranonin dialogun, por duke e parë që ai flet si e ema e Zeqos majë thanës për probleme që tek studentët janë shumë më të kjarta se tek ai, ja përplasën e i thanë se boll të kemi dëgjuar me monollogje e me llogje të tjera.
      Duke dashur të shitet edhe në opinionin e mbrendshëm shqiptar, por edhe në opinionin perëndimor ndërkombëtar, se ai është një politikan “modern” i majtë që mbështet edhe bizneset e sistemin kapitalist, nuk ka mundur të mbulojë faktet se ai nuk mbështet sistemin e shtetit ligjor të kapitalizmit, por mbështet një grup biznesmenësh me të cilët ka mundësi të bëjë pazarllëqe korruptive.
      Pa e kuptuar e ka futur vetem midis dy zjaresh, midis PD që ka programe të djathta politike të shtetit ligjor, e të nostalgjikëve të sistemit të vjetër komunist që ju ka ngelur ora tek lufta pa kompromis e të varfërve kundër të pasurve.
      Një gjë duhet kuptuar drejtë e kjartë.
      Kjo nuk është një dukuri vetëm shqiptare, ndonëse në Shqipëri ka përmasa më të rrezikëshme.
      Edhe në Francë, presidenti i ri Macron që doli nga partia socialiste thuajse e shkatëruar, i fitoi zgjedhjet duke krijuar një lidhje të re socialistësh “bankierë” duke abuzuar me premtime edhe politikash të djathta. Shumë shpejtë i doli kallaji kësaj politike e francezët u ngritën me qindra mijëra në protesta të fuqishme kundër tij..
      Por nëse shoqeria franceze është e emancipuar prej kohësh me frymën e demokracisë e të protestave shoqërore, në Shqipëri protestat kundër politikës së Ramës ishin të zbehta, edhe në sajë akaparimit të shumicës së mediave më të fuqishme të shkruara e vizive.
      Lavdi zotit që një shkëndi e vogël e një proteste studentësh u forcua kaq shumë, saqë e detyroi jo vetëm Ramën që të fliste me vete, por i detyroi edhe studiot televizive që të mos na hapin barkun duke dëgjuar ca Fatos Klosë, Spartak Ngjelë, Nazarko, Dudushër e karabushër të tjerë që këmbeheshin nga një studio tek tjetri. por që në studiot televizive të dëgjohen edhe mendimet e sinqerta e llogjike të studentëve që ja zbuluan kallajin e hipokrizisë , politikanëve e mender me thënë “anal-istëve”
      Kjo përsa i përket problemeve të ekonomisë.
      Mandej me Ramën ka edhe një problem tjetër të madh, që të habit se si është e mundur që shqiptarët e kanë duruar e votuar si lider politik.
      Ai me megallomaninë e tij , është bërë i padëshirueshëm për pjesën më të madhe të shqiptarëve për mënyrën e komunikimit të tij arrogant deri në harbutëri.
      Ai duket tashmë se është bërë i padurueshëm, e këtë e vërtetuan edhe studentët, ,me gjuhën provokuese e ofenduese që përdor me të gjithë e që ai e quan si sinqeritet të një “ironiku e satiriku”
      Për hir të së vërtetës,duhet pranuar se pamvarësisht nga manierat e tij provokuese arrogante, ai është i zgjuar në llojin e tij e ka njëfarë bagazhi intelektual, por e shumta ai mund të bëhej pronar i ndonjë media si ajo e Mero Bazes, por kursesi të durohet si kryeministër i të gjithëve.

  5. Une e shoh disi ndryshe shkrimin e Bushatit. 1.Problem ka paaftesia e qeverise per te thithur taksen nga te gjitha shtresat shoqerore.2 Ulja e takses se shtereses se pasur eshte tipike per politikat djathtiste.3. Shperdorimi i taksave te mbledhur per investime qe nuk i kthejne prap investimin. 4. Kemi nje kryeminister qe ma teper eshte i afte si kapo i nje grupi mafje se sa si burre shteti.5. Nuk kemi shtet. 6. Kemi pushtet.

  6. Eh ..nese kerkoni histrine e perandrit qe dogji Romen . (NERONIN) .
    Cdo gje perseritet..
    asgje nuk duhet t’ju habise më!..pritet cdo gje.🤔

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu