“Çifti më i korruptuar i politikanëve sot në Europë, Rama e Veliaj, kanë bërë një akt që nuk ka ndodhur në 2 mijë vjet histori, kanë zhvendosur lumin për të favorizuar një trafikant të dënuar droge”.
Janë fjalë të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha në një deklaratë në krah të banorëve të Unazës së re që protestojnë prej gati 2 muajsh kundër shembjes së banesave të tyre. Basha u ndal te një aferë tjetër që sipas tij po del në dritë me ndryshimin e plantit urbanistik nga Rama dhe Veliaj.
“Sot, të gjithë e keni parë, se si me dokumente zyrtare është faktuar mashtrimi i Erion Veliajt, se në fakt ai vetë ka firmosur devijimin e lumit të Lanës, për të mos prekur asnjë centimetër katror të pronës së Edmond Begos, dhe për të shkatërruar shtëpitë e mbi 200 familjeve. Dhe pasi ka nënshkruar këtë akt, ky akt është sanksionuar më tej edhe nga firma e Edi Ramës.
Çifti më i korruptuar i politikanëve sot në Evropë, Erion Veliaj dhe Edi Rama, kanë bërë një akt që nuk ka ndodhur në 2 mijë vjet histori, kanë zhvendosur lumin, kanë bërë plan të prishin shtëpitë e mbi 200 familjeve, për të favorizuar një trafikant të dënuar droge, i cili do të ndërtojë një project me vlerë 60 milionë euro” – tha Basha. ©LAPSI.al
Regullo ndonje gje se erioni po ta prish shtesen qe ja dhe lejen vetes,o politikani me koke loqe qe ka prodhuar korbi sali
Doli ky , zgjyra rilindase, sa degjo qe i vihen ne dukje vjedhjet e ustallareve te partise se hajduteve, ky urithi, zgjebja rilindase ofendon me gurmazin e ullukut te jashteqitjes se psikopatit. Eshte po i njejti, e po me nje te njejten llogjike, pra eshte i marre, e lapanjos i sektit te qelbesirave, por me prejaredhje kodoshi.