• |
ide | kryesore

Belgu i hekurt i vetingut shqiptar

Lajme, Të fundit



“Të kalosh vetingun në Shqipëri me këtë ligj është si të kapërcesh varrin për së gjalli. Kjo është një gjë shumë e mirë, sepse njëherë e mirë ndahet elementi që ia ul vlerat kësaj reforme”. Kështu pati deklaruar Bashkim Dedja, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, pasi kaloi vetingun në shkallën e parë. Por nuk do zgjaste shumë lumturia për të. Apeli i vetingut vendosi ta lërë në ‘klasë’ duke provuar se ferri ekziston në tokë.

Kur bie fjala për vetingun, të gjithë imagjinojnë një proces që jo vetëm është iniciuar nga të huajt, por edhe një mekanizëm që lëviz përpara falë ndërkombëtarëve. Kjo është garancia që kanë shqiptarët se reforma në drejtësi do jetë vërtet e paanshme. Por pavarësisht këtij besimi, ndërkombëtarët kanë theksuar vazhdimisht se roli i tyre është vetëm ai i këshilluesve dhe mbikëqyrësve të këtij procesi.

Por cili është qëllimi i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit? Zyrtarisht thuhet se “ONM është një operacion monitorues i ngritur për të mbikëqyrur procesin e vetingut të anëtarëve të gjyqësorit në Shqipëri. ONM-ja nuk ka funksione ekzekutive që prekin rivlerësimin aktual të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Shqipëri, çka kryhet nga organet vendore të vetingut”.

Por përse kanë ardhur në Shqipëri. “Paketa e reformës së drejtësisë e miratuar në vitin 2016 synonte rikthimin e besimit publik te gjyqësori. Si pjesë të reformës, u parashikuan dispozita specifike për rivlerësimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe këshilltarëve /asistentëve ligjorë aktualë (procesi i vetingut) në bazë të integritetit, formimit etik dhe aftësive profesionale. Përfshirja e komunitetit ndërkombëtar në këtë proces parashikohet nga ana kushtetuese – është konsideruar vendimtare për kredibilitetin e procesit nga legjislatori shqiptar”, sqarohet në mënyrë zyrtare.

Dhe sa herë ka një seancë vetingu, interesi fokusohet te të huajt. E ai që deri më tani ka spikatur më shumë është Theo Jacobs, juristi i njohur belg, që tregohet shpesh i prerë me kandidatët shqiptarë që i dalin para.

“Ju thoni se kontrata e makinës, e cila shkruan vlerën 1 milion lekë të paguar jashtë zyrës noteriale, në fakt përbënte një pagesë prej 400 mijë lekësh. Ju jeni marrë me çështje etike dhe e kuptoni se një prokuror nuk mund të nënshkruajë diçka të pavërtetë. Kontrata nuk është letër higjienike”, iu drejtua ai para pak ditësh një prokurori me eksperiencë në Shqipëri. Pyetja e vuri në vështirësi Adnan Kosovën, i cili pavarësisht kësaj situate, e kaloi vetingun.

Akoma më i ashpër u tregua Jacobs me kryegjyqtarin e Pukës, Izet Kadana, që me atë listë shkeljesh nuk kishte shans të kalonte vetingun. Mes të tjerash, atij iu evidentuan edhe 19 mesazhe kërcënuese që i kishte dërguar një qytetareje. “A e di ti kush jam unë?” dhe “Do ta shikosh ç’do të bëj”, i shkruante gjyqtari.

Kjo qytetare ishte shmangur nga gara për një vend pune, të cilën e kishte fituar bashkëshortja e gjyqtarit. Por mesazhet u interpretuan nga avokati si shprehje e zhgënjimit, çka solli shpërthimin e Theo Jacobs.

“Formulimi i fjalive në mesazhe nuk ishin të një personi të zhgënjyer, por ishin fjalë të dikujt që të kërcënon. Në 36 vjet eksperiencë si gjyqtar nuk kam parë asnjëherë kaq hapur që dikush të përdorë pozitën e tij për të influencuar një vendimmarrje publike për përfitime personale”, u shpreh ai.
Për herë të parë, Jacobs u vendos nën prozhektorët e medias kur kritikoi kryeprokuroren Arta Marku, që nuk shkoi fillimisht në veting.

“Arta Marku duhej të ishte këtu. Në lidhje me rastin e shtetasit që është arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, sepse kishte pirë pak më shumë raki, Arta Marku kërkoi dy herë arrest me burg për të. Nuk e mbështes idenë që duhet të drejtosh nën efektin e alkoolit, por dua të përqëndrohem te kërkesa ekstreme për arrest me burg. Së pari, subjekti ka një përvojë të lartë si prokurore, nuk është fillestare. Ajo e di dallimin mes një çështjeje të vështirë dhe të thjeshtë”, u shpreh Jacobs.

‘Kryqëzimi’ që iu bën ai kandidatëve në veting tregon më shumë për gjendjen e mjeruar të drejtësisë shqiptare, sesa për temperamentin e belgut. Ai mbërriti në Shqipëri pasi ka shërbyer më parë në Komisionin Europian, në Departamentin e Drejtësisë, në Zyrën për Konfiskimet. Më përpara ka shërbyer edhe në Kosovë, Palestinë dhe në zyrën e Prokurorit të Përgjithsghëm në Gjykatën e Apelit në Bruksel.

“Ju po na thoni se keni blerë bukë te kasapi dhe prisni që ne ta besojmë këtë? Ne këtu presim të na thuash të vërtetat”, i pati thënë Jacobs një prokurori të rrëzuar në veting. Ai e di mirë se ka ardhur në një territor ku kasapët janë shumë të përhapur. Prandaj më mirë se peshorja, i duhet ‘thika’ e drejtësisë./mapo.al



11 Comments

  1. KURRE NUK DO E BESOJE NE KRYE TE DREJTESIS IBRAHIMI AI ISHTE TERDITEN ME RAMEN DHE BENTE LOJEN E RAMES GJATE VITEVE2015-2017 DHE HUMBI PER 6 MUAJ PER TE NXJERR KOKEN TANI NDERKO QE STRAZBURGU NUK E PRANOI 3-HERE QE E COJ RAMA TANI FITON KETU E PA BESUESHME NE QOFTE SE SHKOJME DREJT EUROPES ATA SE PRANOJNE GJYSHTAR NE GJYKAT JU NE E VENDOSIM TE BEJ REFORMAT NE DREJTESI NUK E DI MAS ESHTE SORJAN PUTINIST VUCISTE EDIVIST PO E PO ……….

  2. A nuk i ka Belgjika apo BE 300-500 persona? Ne prokurori, ne gjykata, ne polici, ne prokurime, ne ministrite pa ministra, ndoshta nqs eshte e mundur, president e kryeminister me nje afat 10 vjecar? Kjo mund te jete e vetmja strategji per te shpetuar shqiptaret pa dhune e pa gjak. Ne te kundert vetem lufte me arme kunder katovices e katovicareve!!!

  3. Nuk mund te paguajme per te zezen tone. Per port halet qe mashtrojne nderkombetaret per nje Shqipri bace me luler. Nuk mund te paguajme per faqet qindra miljon euroshe dixhitale ku nuk merr as nje sherbim. Ju lutemi kush e ka ne dore te beje dicka. Mjaft me slloganin e salikatovicarit per sovranitet e pavaresi te shtetit. Ne na kan heq edhe breket tash 25 vjet. Fukaralleku ne maje e hardheku edhe ma lart.

  4. Gjyqtari Jacobs deklaronte perpara se te merrte detyren se do vezhgonin hollesisht pasurine dhe veprimtarine e gjyqtareve shqiptare. Me keqardhje sot mund te themi se Vettingun e kalojne yes-menët e Arta Markut dhe Ulsi Manjes (per interesa te rilindjes). Ju kujtohet perpara disa kohesh takimin e Ben Blushit me gjyqtarin Dvorani, milioneri qe u rikonfirmua si gjyqtare? Ja pra kjo ishte fabula e Vettingut qe u fol kaq shume por nje vrime ne uje po ben. Dhe belgut « te hekurt » po i kalojne perpara syve keto pazare te rendomta dhe nuk reagon. Ndoshta pervoja ne Kosove dhe Palestine e ka mesuar te kthehet nga nje i hekurt, ne nje pelivan…

  5. Bota dhe europa te tere plehrat ketu tek ne i dergon valle per te monitoruar .Jo ata vine per ta shkaterruar kete vend ,per ta corientuar kete popull .Ku ti mbushin mendjen ketij populli se keta gjyqtare dhe prokurore qe nuk kaluan vetingun na qenkan perzgjedhur nga te huajt .Kjo eshte nje hipokrizi ,ata qe kane kaluar vetingun jane me te korruptuarit ,me te pasurit ku kane dhe aktivitete biznesi ne ndertim dhe ne fusha te tjera ,ku kane liruar kriminele dhe trafikante kundrejt shumave te parave por qe jane te lidhur drejt perse drejti me krimet e qeveritareve.

  6. me nji popull mut luhet me mut.me nji popull dele ujqerit bejn kerdin,me nji popull kazan derdhen e dhjehen ter kriminelet,me nji popull derr duhet vetem ferr.

  7. C’ faj Ka belgu
    kushpo’ e pjerdh?
    ketu zot e shkop jemi vete
    A kur shkojme ne strasburg
    Ndryshon puna
    kush na pjerdh atje?

  8. Te dali luli e te na tregoj se si po e kap drejtesin rama. Se nuk ngeli legen pa then qe drejtesin e kapi ps. PO SE SI NUK NA THON. Njerez nguliteni ne mendje, nga kjo reform do ndryshojn shume gjera. Mos degjoni politikanet se cfar thone, se nuk kan hallin e ton po hallin e tyre.

  9. Bol me keto artikuj bombastik, belgu i hekurt, sa me shume e ngrini ne qiell aq me kar duhet te jete ky, sepse po i shohim rezultatet e belgut pre llamarine te ndryshkur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *