• |
ide | kryesore

Botërori i Klubeve/ Në majë të botës për të shtatën herë: Real Madrid i jep shkëlqim të ardhmes

Sport, Video



Real Madrid fiton Botërorin e Klubeve, për të tretin vit radhazi, por kjo nuk ishte dicka e pazakontë, duke qenë se që kur është krijuar kompeticioni madrilenët e kanë fituar shtatë herë (përfshirë Kupën Interkontinentale). Ky kompeticion nuk ka konkurencë për formatin e gjigantëve spanjollë, që i lejuan vetes ti jepnin shkëlqimin e duhur yjeve premtues të skuadrës, si Vinicius Junior apo Llorente.

Në finale e luajtur në Zayed Sports City Stadium të Abu Dhabim skuadra e Solari u imponua ashtu si parashikohej, 4-1 ndaj vendasve të Al-Ain. Një ndeshje me sens unik: hapi serinë e golave Modric në të 14′, fiksoi emrin e tij tek golashënuesit Marcos Llorente në të 60′, nuk mungoi i përpiktë sit ë ishte një sulmues Sergio Ramos në minutën e 79′ e autogoli i Nader në shtesë, sa për ti hequr Vinicius kënaqësinë e golit.

Real Madridi kalon kështu me katër Botërore për klube rivalët e Barcelonës, të ndaluar në tre, duke vendosur një rekord më vete.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *