• |
ide | kryesore

Enigmatike/ Wanda Nara, me kë e ke? “Kush lodhet duke dëgjuar të vërtetën është…”

Sport



Bashkëshortja e kapitenit të Inter, Mauro Icardi, bën gjithnjë lajm, kur flet për sportin, edhe për faktin se Wanda Nara është gjithashtu agjente e sulmuesit argjentinas. Por ajo që tërheq edhe më tepër audiencë është kur Wanda bëhet enigmatike, si në rastin e një postimi në Instagram, të vështirë për tu deshifruar.

Në javën e fundit, është kthyer “rasti Icardi”, që lidhet me rinovimin e kontratës së kapitenit me Inter. Motivi? Fjalët e Wanda Nara që kanë trazuar planet e drejtuesve zikaltër e për ti zbehur nuk mjaftoi as reagimi i menjëhershëm i tyre, duke mohuar cdo tratativë me Juventus.

Vetë menaxherja e lojtarit, në Instagram, ka publikuar një postim enigmatik, që për shumë mund të vlejë një të dhënë për një tjetër shigjetim ndaj shoqërisë: “Personat që lodhen të dëgjojnë të vërtetën, janë të njëjtët që jetojnë me gënjeshtra”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *