• |
ide | kryesore

Kandidate e PD për Bashkinë e Tiranës? Flet Jorida Tabaku…

Lajme, Të fundit



Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ishte e ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, ku ka folur edhe për zgjedhjet lokale të vitit të ardhshëm. E pyetur nëse do të jetë ajo kandidate për bashkinë e Tiranës, deputetja demokrate tha se ka kandidatura më të mira se ajo.

“Janë përfolur shumë emra për Bashkinë e Tiranës, sigurisht që ndjej kënaqësi dhe vlerësim por nuk besoj që do të jetë ky rasti. PD ka hapur një proces për kandidimin për Bashkinë e Tiranës ku janë duke u dëgjuar strukturat ku do të ketë konsultime me shumë palë.

Ajo që dua të them është që kushdo që do të kandidojë për bashkinë e Tiranës mua do të më ketë në krah për ti bërë opozitë Erion Veliajt, për ta detyruar që të largohet nga ajo karrige dhe për t’i ofruar qytetit një model politikani ashtu siç e meriton Tirana.

PD do të ofrojë një kandidaturë shumë herë më të mirë se ajo që ofron sot Bashkia e Tiranës dhe e përsëris kushdo të jetë kandidatura unë do të jem në krah, ashtu siç isha me Halim Kosovën për të bërë opozitën më të mirë të mundshme dhe për ti ofruar qytetarëve të Tiranës, dikë që i respekton ata dhe pronat e tyre dhe nuk i nëpërkëmb” – deklaroi Tabaku.



1 Comment

  1. Me kete konfigurim politik , situate te paracaktuar dhe me kete ndarje administrative ska shanse jorida as asnje nga pd.

    Jo lali eri po edhe fuga i fiton ne tirane.
    Se e ngritem fugshpumin sh lart.

    Edhe komshiu im 25 vjecar qe lu lloto gjithe diten po u vu kandidat nga PS i fiton zgjedhjet neTirane.

    Biles po te isha rama per pordhe do veja nje kandidat te panjohur sa per te tall trapin me pd dhe joriden.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *