• |
ide | kryesore

Kryemadhi: S’ka pushim në festa, mobilizohuni do largojmë Edi Ramën

Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi bëri thirrje strukturave të partisë të mobilizohen edhe gjatë festave për të sensibilizuar qytetarët për rrëzimin e Edi Ramës.

“Mos mendoni se duke qëndruar indiferent Rama do të ikë vetë, se nuk mbaron pilafi në kazan. Jo Rama nuk ikën, Ramën do ta largojmë ne! Nuk do ta largojnë partitë politike por shqiptarët” u tha ajo mbështetësve të partisë që ishin mbledhur sot paradite në Elbasan, prandaj kërkoi angazhim maksimal.

“I bëj thirrje të gjithë strukturave të LSI-së në Elbasan të nisim pa ndalim – edhe natën e Vitit të Ri dhe Krishtilindjet dhe çdo ditë të zotit, derë më derë, -të senbilizojmë socialistët, ti zgjojmë e ta përmbysim këtë klikë kriminale që ka uzurpuar jo vetëm PS  por gjithë Shqipërinë e shtetin shqiptar të përmbysim këtë klikë kriminale që po ia merr gjakun shqiptarëve”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi bëri sërish mea culpa për faktin  që Rama erdhi në pushtet



4 Comments

  1. Mbas shume moral nuk ka kryemadhi te bej nke thirrje te tille, dhe dakort jam, por eshte nje thirrje qe shkon ne drejtimin e duhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *