• |
ide | kryesore

Mjekimi në Turqi, rikthehet në Tiranë policja që u plagos me kapsollë në protestën e banorëve të ‘Astirit’

Lajme, Të fundit



“Policia është ëndrra ime, nuk do tërhiqem kurrë, çka më ndodhi më ka bërë më të fortë, më të motivuar. Ndjehem e përulur para gjithë shqiptarëve të cilët u bënë pjesë me mesazhet e tyre.”

Këto ishin fjalët e polices Ina Nuka, e cila u kthye nga Turqia, mbrëmjen e së premtes, pas trajtimit mjekësor që mori atje. Ina Nuka, mbeti e plagosur nga një kapsollë gjatë protestës më 22 Nëntor para Parlamentit, rreth orës 21:30 ka mbërritur në Rinas, pasi ishte për trajtim mjekësor të specializuar në Ankara të Turqisë.

Në Rinas Ina Nuka u prit nga Zv/ministrja e Brendshme Romina Kuko, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Drejtori i Departamentit për Sigurinë Gjovalin Loka, Zv/drejtori për Rendin në DVP Tiranë Dhimitraq Ziu, drejtues të tjerë të lartë të Policisë, kolegë, miq e të afërm.

Gjatë një prononcimi për median Ina Nuka u shpreh:

Mirënjohje e falënderim për gjithë shqiptarët që me mesazhet e tyre u solidarizuan dhe më mbështetën, ndjehem e përulur përpara tyre. Falënderoj Kryeministrin e vendit, që bëri të mundur dërgimin tim në Turqi për ndërhyrje krirugjikale shumë të specializuar, Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për inkurajimin dhe mbështetjen që më dhanë, kolegët dhe cilindo që u bë pjesë e dhimbjes sime.

Falënderim i veçantë për mjekët e spitalit në Ankara, të cilët kryen tre operacione për të rikuperuar dëmtimin e madh të gishtave të dorës, si dhe qeverinë turke dhe ambasadorin e Shqipërisë në Turqi.

Unë jam punonjëse Policie, isha duke bërë detyrën dhe zbatuar ligjin, s’kam asnjë mëri personale me askënd, për cilindo që shkel ligjin, të veprojë ligji. Dua të përcjell një mesazh, të mos reflektojmë dhunë, të mbrojmë jetën e ta duam më shumë atë.

Kurrë s’do heq dorë nga Policia, pasi jam privuar nga shumë gjëra të tjera për të realizuar ëndrrën time, të jem pjesë e Policisë së Shtetit.



5 Comments

  1. n perse falenderon ramen me kompani kur ti e di shume mire se bene shume mire qe te cuan per kurim te specializuar por ama jane leket e popullit dhe ti falenderimin e pare atij duhet tja detikosh

  2. Ne radhe te pare te uroj qe u sherove dhe ardhe mire ne shtepi.Por nje gje nuk ta le pa thene -;Puna e policit moj vajze ne kete vend qe ne jetojme, me kete shtet te korruptuar,me keta qeveritare te lidhur me kriminelet,me keta politikene te tere kraheve qe ka ky vend qe kane hyre ne politike per te mbrojtur aferat dhe dallaveret e tyre do me falesh per shprehjen sepse do -prapanice-te forte dhe jo qyravitje para kamerave per nje gisht .Se sic shkrova dhe me lart me keta qeveritare te korruptuar ,me deputete te lidhur me krimin ,me politikane te tere kraheve po thuajse te tere kane hyre ne politike per te mbrojtur dallaveret dhe aferat e tyre korruptive ,per te zhvatur nga e pasuria e ketij vendi ne menyre te pa ligjshme nje dite do lesh koken dhe jo me gishtin .Po ike nje minute e me pare dhe mos u shpreh me qe e kam enderr se do te te nderpriten -endrrat ne mes-.

  3. Stalin paske qene kokrra e boles o loqja e velait. Ne se paguhesh per cfare ndyresira nxjer nga mendja bole te falet se edhe ti do hashe nje tas pershesh me kos po ne qofte se e ke per pasion shpejt vizitohu dhe mer ilace se ndryshe do perfundosh ne cmendine.

  4. Ti nuk qenke mire,prap o rop qire i ridhjerjes edhe kur te vete tek motra dhe gruaja jote prapa do me ndjekesh ne kete mes me duket se ta kane rritur rrogen vazhdo o morr i kuq vazhdo te fala -mamkes-se u takuam tek shtepia e Sales.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *