• |
ide | kryesore

Ndërron fanellën me Salah, vihet në shënjestrën e tifozëve të Wolves

Sport



Tifozët anglezë përpara gjithckaje vendosin afeksionin për fanellën. Disa sezone më parë ata të Liverpool dhe tekniku Brendan Rogers ishin të tërbuar me Mario Balotelli, që ndërroi fanellën me mbrojtësin Pepe, pas një pjese të parë fenomenle të Real Madrid në Anfield në Champions. E tani historia përsëritet, si bën të ditur Mirror, por këtë herë me role të këmbyera. Romain Saiss, mesfushori i Wolves ka ndërruar fanellën me Salah, në pushimin e ndeshjes, që po vendosej pikërisht nga një gol i egjiptianit…

Gjesti i mesfushorit të Wolverhampton është filmuar nga telekamerat, por Saiss ka ndjkur instiktin, ndoshta duke menduar se jo gjithnjë të bie rasti të luash kundër Salah. Kërkesa për fanellën e sulmuesit të të Kuqve është kapur nga Sky Sports, duke ngritur një tymnajë rreth mesfushorit: komentet e tifozëve në rrejete sociale ishin të ashpra me Saiss.

Irritimi i tifozëve, pas gjestit të lojtarit të Ëolverhampton, ka qenë i ashpër: “Vetëm uniformën? Përse nuk i këkove ndonjë autograf apo selfie?”. Një tjetër tifoz i Ujqve e përcakton sjelljen e Saiss “të turpshme”. Kështu, kërkesa nuk i pëlqeu askujt: tifozët e Wolverhampton do të kishin preferuar një qendrim më autoritar ndaj egjiptianit, që doli nga Molineux jo vetëm me tre pikë, por edhe egon e përkëdhelur.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *