• |
ide | kryesore

Prapaskena e largimit të Morinhos për Keane: “E vranë futbollistët që fshihen pas agjentëve të tyre”

Sport



Edhe pse nuk ka qenë kurrë një tifoz i José Mourinho, Roy Keane ka sulmuar ashpër lojtarët e Manchester United. Shkarkimi i Special One vazhdon të diskutohet në Angli e në këtë pikë nuk kanë munguar edhe kritikat kundër futbollistëve, si fajtor të situatës së krijuar, ose të paktën ky është mendimi i Keane: “Cdo trajner rrëzohet për fajin e lojtarëve. Lojtarë që janë mbi peshë, që nuk stërviten si duhet, e disa prej tyre janë për turp“, ka thënë ish-mesfushori i United për BBC Radio.

“Nuk jam fansi më i madh i Mourinho, por nuk mund të toleroj lojtarë që fshihen pas agjentëve të tyre, apo miqve të tyre gazetarë. Futbollistët e vranë Mourinho e u larguan me shpejtësi. U fshehën pas trajnerit dhe e hodhën poshtë një kamioni. Unë isha një lojtar i shkollës së vjetër, por ishte një shkollë e mirë. Kjo ideja që lojtarët ishin të turbulluar nuk është verifikuar vetëm tek United, është një problem i lojtarit modern. Nuk janë vetëm lojtarë të dobët, janë edhe qenie njerëzore të dobët. Nuk mund ti thuash atyre asgjë“.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *