• |
ide | kryesore

Propaganda e Ramës pas protestës, inspekton punimet në konvikte (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Njësoj si ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla disa ditë më parë, sot kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e restaurimit të konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit. E përbashkëta e tyre është se të dy i përdorin këto vizita për propagandë, për të shuar deri diku zemërimin studentor, me dallimin se Nikolla shkoi për inpesktim në kulmin e protestave, ndërsa Rama tani që protesta është shuar përkohësisht.

“Në kantierin e konvikteve të Inxhinierisë së Ndërtimit (Rezidencat A/B/C dhe D), ku falë marrëveshjes me qeverinë gjermane, 1080 studentë do të akomodohen në kushte optimale, brenda muajit mars”, shkruan Rama në Facebook teksa publikon edhe videon nga ky inspektim.

Krah tij është nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbi Mazniku. Ai është parë shpesh kohët e fundit me Ramën në dialogun me studentët apo edhe në dalje televizive, ku flitet për protestën. Gjasat janë që Mazniku mund të zëvendësojë Lindita Nikollën në krye të Ministrisë së Arsimit. Javën e ardhshme janë paralajmëruar ndryshime në kabinetin qeveritar.

©LAPSI.al



7 Comments

  1. Do kete dje aty nje pjese luani per te vjedhur, se nuk ofrohet kot i gjati.
    Ka goxha alibi tani per ta marre nje dore dhe aty.

  2. Ore po ky eshte dhjere fare. Eshte bere si inxhinier ndertimi. Rrezik e merr mistrine e llacit vete tani tek konviktet. O zot sa i peshtire, sa i dhimbset pushteti. Ti Z Rama vete ke thene per detyren qe ben, qe nuk eshte lluks por pasion dhe sakrifice.
    Pse e ke kaq te veshtire ta mendosh qe nje dite nuk do jesh ne ate pozicion.
    Apo te duket sikur ke lindur aty?!!!

  3. Ne oren 12 , me dt 31 e gjithe qeveria te konviktet me kaska ne koke e jelek te verdhe, qe ta veme pune perpara.
    Gjeni nja dy kompani te fuqishme amerikane, e dini vete ju, dhe o burra te filloj investimi.
    Hidhni nja 100 milion euro aty, ose jepjani vilmes me ppp, qe ta bej ajo , dhe studentet sahere hyjne ne dhome te paguajne , si trari rruges kukesit.
    He vella gjeje nje zgjidhje se erdhi janari.
    Ose ndaja ministrave, nga 2 godina secilit, ti mbyllin shpejt e shpejt me leket e veta.
    Hajde se kane punuar cunat e gocat per keto dite te zeza.
    Gjej nje zgjidhje o i gjate , se deri sa te vdesim duam te te kemi, te te shohim, e degjojme mashtrimet e tua.

  4. Dea, qenke per monument kulture, po na thuaj vendin e punes te te themi se per ke e ke. Ti rroce sa zunkthi, se per barin e kemi per dite ne kembe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *