• |
ide | kryesore

Rrihet Fero gjatë performancës në një klab nate (Video)

F1, Paparazzi



Fero është përleshur fizikisht sërish me disa persona dhe mësohet se ngjarja ka ndodhur në një nga klubet e qytetit të Mitrovicës.
Emisioni “n’ZOOM” siguroi videon e momentit të përleshjes së reperit nga Kosova, gjatë kohës që ai po performonte.
Në videon e publikuar shihet se në përplasjen fizike u përfshinë disa persona.

Përveç menaxherit të tij, i cili reagoi përmes rrjeteve sociale duke thënë se reperit nuk i ka ndodhur asgjë, reagoi edhe vetë Fero.
Fillimisht ai bëri një video-live në Instagram, ku tregoi se nuk do të performonte më në vendin që ndodhi sulmi, duke lënë fajtor për incidentin mungesën e sigurimit në klubin e natës.

Ndërkohë njëri prej personave të përfshirë në përleshje, Niki Hajredini, reagoi përmes rrjeteve sociale duke iu kërkuar falje pronarëve të lokalit, ndërsa bën me dije se ka pasur edhe më parë probleme me Feron.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *