• |
ide | kryesore

Shqiptarët therin me thikë afganin në qendër të Athinës

Lajme, Të fundit



Një krim i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qendër të Athinës. Mediat helene shkruajnë se rreth orës 20:30 në kryqëzimin e rrugëve Sofocleous dhe Menandrou 2 shqiptarë kanë qenë duke lëvizur me automjetin e tyre ku njëri ka zbritur nga makina dhe ka qëlluar me thikë në zemër një shtetas afgan. Mësohet se pas ngjarjes ata janë larguar në errësirë për t’i shpëtuar policisë. Viktima është gjetur i pajetë në mes të rrugës. Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje, dhe as identiteti i shqiptarëve. Dyshimet e para janë se ngjarja ka ndodhur për shkak të përplasjeve mes grupeve të shpërndarësve të drogës për territor. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *