• |
ide | kryesore

Video/ 11 ndeshje pa humbje, por barazimi me Laçin ngjan si disfatë

F1, Sport, Video



Teuta nuk mundet përsëri dhe e mbyll 2018 me një ecuri spektakolare prej 11 ndeshjesh pa humbje, pas barazimit 1-1 me Lacin, por ai në Niko Dovana nuk ishte një rezultat që ngazëllen Bledi Shkëmbin dhe të tijtë. Diferenca mes durrësakve, që fiksojnë ndeshjen e 11 pa humbje në kampionat dhe kurbinasve mbetet 3 pikë por ajo që rrezikojnë të shohin durrësakët në Krishtlindje është imazhi që largohet i kryesuesve.

Pa Bicajn durrsakët e Shkëmbit e pa Xhixhën, që ka plotësuar numrin e kartonave të verdhë, Prenga, që përshtatjen me kurbinasit e pati të shpejtë, duke e njohur skuadrën që në verë. Ngjajnë në mënyrën si kërkojnë të imponohen në territory të dyja skuadrat, që luftojnë në cdo top dhe kujdesin e kanë lënë në plan të dytë.

Teuta e donte fitoren, duke e kuptuar se nuk mund të linte pikë në shtëpi dhe në fraksione loje u duk se mund tia dilte, aq sa harroi të kujdesej për një si Shtubina, në Lac gjithnjë deciziv dhe i rilindur. Kanë rezerva në golin e shkodranit futbollistët e Teutës, duke kërkuar një pozicion të parregullt të tij në pasimin e Fangajt, por Hamiti vazhdoi lojën.

Nervoz reagimi i durrësakëve që kishin harruar ndjesinë e të qenit në disavantazh: Progni nuk gjeti kuadratin në fund të pjesës së parë, ndërsa nuk bëri më mirë edhe Kallaku sapo rifilloi loja. Teuta shfrytëzoi faktin që Laci i la lojën në dorë dhe me qarkullim të shpejtë dhe me vertikalizimet për Latif tentoi të kthehej në lojë, edhe pse zgjidhja erdhi nga aftësia individuale e Kallakut, tre minuta nga fundi.

Spektakolar mesfushori i ri në goditjen e dënimit, që bëri të dorëzohej edhe Selmani, i pafuqishëm në këtë rast. Keqardhje për kurbinasit që u duke se arritën fitoren që do ti barazonin me Teutën dhe do ti afronin edhe më shumë me zonën Europiane.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *