• |
ide | kryesore

Video/ Napoli vë nën presion Juventus, Chiesa i shkatërron Krishtlindjen Milanit: tani Gattuso rrezikon

F1, Sport, Video



Në pritje të ndeshjes më të rëndësishme të javës, atë Juventus-Roma që pritet të jetë spektakolar, Napoli bën detyrën, duke vënë nën presion bardhezinjtë, me fitoren ndaj Spal, ndërsa Krishtlindjet e Milan shkatërrohen nga një gol i Chiesa, që më shumë se këdo fut në telashe Gatusso.

E vetmja indicje ishin fanellat kuqezi. Për pjesën tjetër Milan i vërtetë nuk u pa gjëkundi. Vazhdon periudha e akullt për skuadrën e Gattuso që nuk ka shënuar asnjë gol në 3 ndeshjet e fundit të kampionatit. Kuqezinjtë frikësohen nga cdo inisiativë e kundërshtarit, i besuan rastësisë, me topa përpara pa ide, duke bërë që edhe tifozët të humbisnin durimin. Cështja gol kthehet të jetë një sëmundje kronike për një skuadër që nuk arrin të krijojë një dimension, një ide për lojën, duke performuar një nga ndeshjet më të errëta.

Nëse është e vërtetë që Gattuso prej kohësh është vënë nën vëzhgim nga drejtuesit kuqezinj, është po aq e vërtetë se kjo ndeshje ka peshuar shumë kundër tij. Mungesë totale e adrenalinës, por pa i hequr asnjë meritë Fiorentina, që u gjend në kohën e duhur në momentin e duhur: në San Siro në momentin e apatisë kuqezi, që e shfrytëzoi në mënyrë vendimtare Chiesa.

Napoli me 41 pikë, pas fitores me Spal falë golit të Raul Albiol, shpreson që diferenca me Juventus të qendrojë 5 pikë, kur bardhezinjtë të luajnë në mbrëmje kundër Romës. Kthehet tek suksesi pas gjashtë ndeshjes Lazio. Strakosha ishte i pakapshëm deri në fund kur u detyrua të dorëzohej në 11 metërshin e realizuar nga Joao Pedro.

REZULTATET E NDESHJEVE
Italy – Serie A
Lazio 3 – 1 Cagliari
Milan 0 – 1 Fiorentina
Empoli 2 – 4 Sampdoria
Genoa 3 – 1 Atalanta
Napoli 1 – 0 SPAL
Sassuolo 1 – 1 Torino
Udinese 1 – 1 Frosinone



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *