• |
ide | kryesore

VIDEO/ Policia kontrolle “blic” në rrugët e Tiranës

Lajme, Të fundit



Policia rrugore ka zbritur në terren për të monitoruar të gjitha rrugët të cilat mendohen si burim i lartë aksidenti për këmbësorët.

Pas këtij aksioni, Policia Rrugore ka proceduar 64 drejtues mjetesh për parkime të gabuara dhe për mosdhënien e përparësisë ndaj këmbësorëve.

“Rrugoret e kryeqytetit kanë vijuar monitorimet dhe kontrollet me përzgjedhje edhe në orët e mbrëmjes, në disa nga rrugët kryesore, ku ka prezencë të madhe këmbësorësh dhe rreziku për tu përfshirë në ngjarje rrugore është më evident.

Nga kontrollet policore në formën e patrullimit dhe monitorimit në këto segmente rrugore janë evidentuar dhe proceduar 42 drejtues mjetesh për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve, si dhe 22 drejtues të tjerë për shkelje të tjera, kryesisht për parkime të gabuara në vendkalimet e këmbësorëve dhe rrugëkalimet e mjeteve.”, thuhet në njoftimin e policisë.



1 Comment

  1. jane ca rruge, tip bulevardi apo te tjera, ku per kembesoret duhet te kete nenkalime, dhe jo te nderpritet qarkullimi. ne cdo vend te europes te shkosh eshte keshtu. KA NENKALIME

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *