• |
ide | kryesore

VIDEO/ Studentët ikin me pushime, Rama shkon te godinat

Lajme, Të fundit

Prej së premtes protesta e studentëve është pezulluar. Të rinjtë morën vendim që të ndërpresin daljet në rrugë deri në 7 janar dhe janë shpërndarë në shtëpitë e tyre. Qyteti Studenti është thuajse bosh dhe kanë mbetur vetëm të rinjtë nga rrethet që punojnë. Por këtë moment duket se e ka shfrytëzuar kreu i qeverisë që prej 17 ditësh nuk po gjen qetësi.


Pas përpjekjeve për të shuar protestat dhe pas disa takimeve të dështuara në Tiranë dhe Vlorë, këtë të shtunë Rama ia ka behur te konviktet. Fillimisht shkoi te godinat që po rindërtohen të inxhinierisë së ndërtimit dhe më pas shkoi në Qytetin Studenti. Nuk munguan premtimet dhe fjalët e bukura se godinat po “bëheshin si në Gjermani”.


Pamjet u shpërndanë të montuara nga zyra e shtypit e kryeministrit nëpërmjet ERTV. Me këtë mënyrë propagande Rama po tenton të bindë studentët se po plotëson një tjetër kërkesë të tyre, por gjasat janë që ata të mos gënjehen me kaq pak. ©LAPSI.al

9 Comments

  1. Akoma me Maznikun ky?
    Po nese ka nje njeri pergjegjes per situaten e krijuar ne Universitete sot, ky eshte pikerisht Mazniku. Ai eshte ideator, madje autor i Ligjit per arsimin e larte.
    Dhe jo vetem kaq por shume zullume kane per autor Maznikun , psh taksat vendore te aplikuara se fundmi ne Bashkine e Tiranes. Rama duhet te heqe dore nga zullumqaret skutha.

  2. Ik o Ram, o mashtrues ordinere o demagog.
    Ti je thjesht nje hajdut. Kaq vlen, te tjerat jane fasade propogande e show. Behu dinjitoz, mendo nje zgjidhje tjeter.
    Ik vete, mos te te kapin njerezit aty brenda, si miu ne cark. E qelbe , merr koston qe te takon.

  3. Po lali erin e ka pare njeri?
    Cne mazniku aty! Apo do e bejne minister arsimi? Apo Rama e ka shpall lali erin non gratta? Qarkullojne ca teori konsporative.

    1. Gjermania eshte fuqi gjigande ekonomike,por nuk ka më rritje te madhe ekonomike,sepse
      i ka arritur te gjitha.Eshte njejta gjë si me fuqite njerezore,qe ka nje limit.Fjala ka qene per
      rritjen ekonomike dhe jo per fuqin ekonomike.Per Vitin 2018,ekonomia gjermane u rrit me
      1.7%,ndersa e Kines me 6.6%(me ulje krahasura me vitet e me parshem)!Por kjo nuk do te
      thote se Kina eshte me e zhvilluar se Gjermania.Vendet e zhvilluara i kan arritur te gjitha,
      prandaj rritja e shpejte ekonomike ndodh ne vendet e pazhvilluara,deri sa te arrrijne edhe
      ata ne ate stad,ashtu si ekonomite perendimore,ku ekonomia rritet me perqindje te vogela.

  4. Kryeministri deklaroi se so te rregulloj gjithe godinat brenda mandatit. Une them mos u nxito se do te presim. Ti vetem 6 vjet ke kryeminister.

  5. Vajtja e Rames ne QS, ka lidhje me prishjen e te gjithave ndertimeve me apo pa leje qe jane ndertuar mbas vitit 1992. Nuk i rruhet fare per studentet, por eshte nje mega afere korrupsioni, qellimishte u lane godinat e QS te amortizoheshin keto 6 vjete, nga kjo pseudo drejtoresh qe e dyfishoj numrin e militanve te punesuar ne administraten e RSU-1. Po i doli boja qe e coje stafin 850 punojes dhe krijoj dhe nderrmarjen e sporteve dhe e ndau personelin. Gjithe te ardhurat e QS shkojn per rroga dhe asnje investim per godina dhe permisim ne infrastruktur. Korrupsjoni aq i madhe ne nderrmarrjen e QS sa vulen e institucionit e mban ne xhep me vete sekseri i drejtoreshes qe e mban veten per kancelar dhe vulos dhe firmos cdo fatur fiktive qe i faturohen ndermarjes. Dje ka filluar raprezalja nga IKMT sapo iku rama kunder pronarve te ketyre objekteve te ndertuara pas vitit 1992, sepse do realizohet ndertimi I nje qendre tregtare ne pronsi te maznikut dhe disa te vetequajtur pronar tokave ne QS.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu