• |
ide | kryesore

Zhduket një vajzë shqiptare në Greqi (FOTO)

Lajme, Të fundit



Një 31-vjeçare shqiptare, e cila jeton në Greqi, rezulton të jetë zhdukur që prej datës 17 Dhjetor. Alarmi është nga mediat greke ditën e premte. Sipas tyre, 31-vjeçarja quhet Aurora Mici, e cila ka humbur gjurmët në Follorinë pranë kufirit greko-shqiptar. Ditën që u zhduk, gruaja kishte veshur xhaketë të zezë, xhinse, atlete të bardha dhe kishte çantë të zezë. Policia greke e ka shpallur zyrtarisht të zhdukur 31-vjeçaren shqiptare. Deri më tani nuk ka asnjë shenjë të saj. Autoritetet kërkojnë ndihmën e qytetarëve që të sinjalizojnë nëse kanë informacion rreth vendndodhjes së mundshme të shqiptares Aurora Mici.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *