• |
ide | kryesore

Adriana Lima ndahet nga shkrimtari turk

Paparazzi, Slider



Prej gati 2 vitesh tashmë është në një lidhje me shkrimtarin turk Metin Hara. Dy të rinjtë, janë munduar ta mbajnë sa më të fshehtë të jetë e mundur lidhjen e tyre. Megjithatë, së fundmi, thuhet se ata janë ndarë. Kjo pasi Adriana i ka shkurtuar pushimet e saj në Turqi dhe është larguar drejt Amerikës. Ndërkaq, Metin i cili kishte thënë se në datën 20 dhjetor do udhëtonte drejt Miamit për të bërë disa pushime e për të pritur aty festat, duket se nuk ka ndërmend të largohet nga Turqia. Aludimet rreth ndarjes së tyre kanë qarkulluar prej kohësh, por ato u bënë akoma më serioze në momentin që Adriana u pa duke darkuar me futbollistin Loris Karius. Ndërkaq, të dy kanë qenë jo aktivë në rrjetet e tyre sociale gjatë këtyre ditëve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *