• |
ide | kryesore

Aksident në aksin rrugor Korçë-Pogradec, një person mbetet i plagosur

Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Një makinë tip ‘Volkswagen’ me targa AA022IX ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tip ‘Audi’ me targa AA999MD, që ishte parkuar anës rrugës.

Për shkak të kësaj përplasjeje kanë mbetur të dëmtuar të dy mjetet dhe personi që drejtonte makinën tip “Volkswagen”. Drejtuesi i automjetit është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar shkaqet e aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *