• |
ide | kryesore

Aksidentohet në Itali, ndërron jetë shqiptari

Lajme, Të fundit



58 vjeçari Selmim Selmani, ndërroi jetë ditën e djeshme pas një aksidenti rrugor në komunën Monteprandone, në Itali.

Mediat italiane kanë raportuar se 58 vjeçari që u aksiodentua nga një makinë “Fiat” në rrugën “Scopa” të zonës industriale të Centobuchi, jetonte me familjen e tij në shtetin italian prej vitesh.
Shqiptari po lëvizte në këmbë në momentin e aksidentit.

Familjarët shkuan menjëherë në vendngjarje pasi mësuan për ngjarjen e rëndë, për të parë trupin e 58 vjeçarit.
Ndonëse shërbimi i ambulancës shkoi në vendngjarje shumë shpejtë, 58 vjeçari nuk arriti të mbijetonte më gjatë se 40 minuta nga koha e aksidentimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *