• |
ide | kryesore

Albana Vokshi thirrje gazetarëve: Protestoni kundër censurës që po iu vendos Rama

Lajme, Të fundit



Albana Vokshi ka deklaruar se dy projektligjet e qeverisë që kërcënojnë me mbyllje mediat online si dhe me vendosje gjobash ndaj tyre, janë pjesë e planit të Ramës për të kufizuar lirinë e medias.

Sipas Vokshit, Rama ka kontroll mbi mediat tradicionale në vend, dhe ndihet i kërcënuar prej mungesës së këtij kontrolli te mediat online.
Vokshi nuk e konsideron këtë si një paketë antishpifje, por si paketë të censurës së plotë në media.

“Ne besojmë se u takon edhe gazetarëve të tregojnë publikisht dhe me zë të lartë kundërshtinë ndaj kësaj përpjekje të Edi Ramës për të qenë drejtor lajmesh në televizione, gazeta dhe portale online. Ne inkurajojmë gazetarët të protestojnë kundër censurës dhe autocensurës që po dikton nga qeveria” u shpreh Vokshi, duke ftuar kështu gazetarët që të reagojnë.

Deklarata

Dy projektligjet e qeverisë që kërcënojnë me mbyllje dhe me gjoba milionëshe portalet online janë plani i Edi Ramës për kufizimin e lirisë së medias në Shqipëri dhe kontrollin e plotë prej tij të çdo burimi informacioni në vend.

Fuqizimi i portaleve dhe shndërrimi i tyre në një mjet të rëndësishëm për informimin e publikut në mënyrë të pavarur nga qeveria, po i rrezikon Edi Ramës investimin e tij më të madh 20 vjeçar në politikë: propagandën nëpërmjet kontrollit të medias kryesore tradicionale në vend.

Me ndryshimet e propozuara, arkitekti i shpifjes dhe i mashtrimit, Edi Rama, ka urdhëruar ndërhyrjen në Ligjin për Komunikimet Elektronike dhe në Ligjin për Median Audiovizive në mënyrë që të kontrollojë, gjobisë apo të mbyllë portalet kritike, ato që i zbulojnë aferat korruptive dhe lidhjet me bandat kriminale.

Sipas gjuhës që Edi Rama përdor në projektligj “këto portale lajmesh nxisin vepra penale apo nuk janë në perputhje me moralin pubik”. Për këtë arsye duhen gjobitur deri në 10 milionë lekë ose duhen mbyllur përkohësisht apo përgjithmonë.

Ndryshimet e propozuara, detyrojnë të gjitha portalet e informimin të rregjstrohen pranë AKEP-it, një agjensi e kontrolluar nga qeveria, pavarësisht se mund të jenë të rregjistruar në bazë të legjislacionit në fuqi, diku tjetër brenda apo jashtë Shqiperisë. Nëpërmjet shtimit të funksioneve të AMA dhe AKEP, Rama po kërkon që, ato të shndërrohen në institucionet që përgjojnë, gjobitin gazetarët dhe mbyllin mediat kritike online.

Kjo paketë e censurës mediatike, është arsyeja që Rama po bën cdo përpjekje të kapë edhe Bordin e AMA-s duke shkarkuar në mënyrë antiligjore një nga anëtarët përfaqësues të opozitës në të.

Asnjë nga këto parashikime antidemokratike nuk është model i ndonjë vendi të Bashkimit Europian.

Kjo nuk është nje paketë antishpifje. Kjo është paketa e censurës së plotë së medias.
Partia Demokratike i konsideron dy projektligjet, antikushtetuese, që cënojnë rëndë lirinë medias, lirinë e fjalës si dhe të drejtën kushtetuese për informim të qytetarëve.
Për Partinë Demokratike këto dy projektligje janë të rrezikshme. Ndaj PD do të bëjë gjithçka për ta ndalur rënien e një tjetër muri mbrojtës të demokracisë.

Për PD është jetike që kjo hapësirë informative te mbetet e lire dhe e pavarur. Liria e medias duhet të jetë udhërrëfyesi kryesor në gjetjen e mekaniznave vetërregullues, që ndalojnë Ramën dhe Qeverinë të ndërhyjë në përmbajtjen e lajmeve.

Ne besojmë se u takon edhe gazetarëve të tregojnë publikisht dhe me zë të lartë kundërshtinë ndaj kësaj përpjekje të Edi Ramës për të qenë drejtor lajmesh në televizione, gazeta dhe portale online. Ne inkurajojmë gazetarët të protestojnë kundër censurës dhe autocensurës që po dikton nga qeveria.

Protesta për Teatrin, protesta e banorëve të Unazës së Re, protesta e studentëve treguan se Edi Rama është i dobët. Ai ka frikë nga protestat dhe se është gjuha e vetme që ai kupton!

 



6 Comments

  1. Nuk po diskutohet per kete “lopen, o alb komunisti, por per ate TROLLIN qe ke per kryeminister dhe e voton mengjes, dreke e darke!
    Byrek te mbare me dhalle tani!

  2. Kush te protestoje moj zonja deputete -Mut [c]Nanua ,Minxhozet,Langaraq Vangjelet-Kikiat-Nazarkot,-Sokol Pallat,-Babaramot-opo gazetarucet qe punojne tek televizioni qe mbahet me taksat e Shqiptareve dhe qe i mban ison vetem -qeverise qelbur nga koka dhe tek kembet dhe kryeministrit me kartele -sdvin-psiko-skizofrenit-si dhe Lali Erit.

  3. Kush te protestoje moj zonja deputete -Mut [c]Nanua ,Minxhozet,Langaraq Vangjelet-Kikiat-Nazarkot,-Sokol Pallat,-Babaramot-opo gazetarucet qe punojne tek televizioni qe mbahet me taksat e Shqiptareve dhe qe i mban ison vetem -qeverise qelbur nga koka dhe tek kembet dhe kryeministrit me kartele -Edvin-psiko-skizofrenit-si dhe Lali Erit.

  4. Nje mall i blere, nuk mund te hidheroi ustain. Ky pushtet, i ka blere me format nga me mafize mediat e disa portale. qe u shfrytezon prejaredhjen dhe gjendjen financiare atyre, u ben presion, i pagun, u jep ofiqe, dhe keta shiten ne kete keq politike te ketij harbuti KM, qe po te ish ne ndo nje shtet tjeter, do e kishin nxjerre zvarre, e ndofta si fai i Causheskut. Ketu jemi Shqiperi, e shumica popullit eshte e ndrojtur, e trembur, e vuajtur po, se po keshtu qe kjo elite e sektit te ketyre, qe vijne nga baballare kuqale, jane profesioniste ne pushtimin dhe dominimin e presionit politik, ekonomik ndaj popullie propagandes mediatike. Diktatura e soteme, eshte me afer se kurre, e fshehur pas demokracise qe kerkon populli.

  5. Alabana-Bana-
    Luli-uli-
    Salihu-lihu-
    Alibej-bej-
    Noka-koka-
    Paloka-oka-
    Kokmadhi-madhi-
    Salianji-anji.
    Suho-uho
    Lubonja-onja
    Vasili-ili
    Bushat-ati
    Nishani-Shani
    Xhej-ej
    Rakipi-Ipi
    nese se kini ditur te Gjith jan ne Horoskop Dem-iiiiiiiiiii dhe nese nuk e kini dit te gjith e kan dosjen e pergaditur nga FB-aja Amerikane per ate Arsye kan interes me hallakat Shqiprin .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *