• |
ide | kryesore

Basha tek Unaza e Re: Rama do të zhvendosë Lanën

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se në Tiranë po ndodh ajo që s’ka ndodhur që nga Roma e Lashtë, zhvendosja e lumit të Lanës.

Sipas liderit të së djathtës, kjo bëhet për të mos prekur kompleksin që do ndërtojë miku i Taulant Ballës me firmën e Ramës dhe Veliajt.

“Në vend që këta familjarë të gëzojnë vitin e ri, rrinë këtu në mes të rrugës duke protestuar. Dua të them që afera që nisi si korrupsion i pastër është provuar si aferë kriminale. Rama e Veliaj kanë ndryshuar planin urbanistik, të ndryshojnë rrjedhën e lumit të Lanës, që të mos cënohet asnjë centimetër i një kompleksi të një ish-trafikanti që do ndërtojë. Shteti funksionon si institucion hajdut.

Të nxirret plani urbanistik i Tiranës të nënshkruar nga Rama e Veliaj, gjëja më absurde që nga koha e Romës së Lashtë. Ndërton aty ortaku i Taulant Ballës, me firmën e Ahmetaj, Ramës e Veliajt.

Këtë javë është zhvilluar një betejë qytetare me të keqen. Dukej sikur kjo betejë nuk do fitohej, se Rama suli gangsterët. Por qytetarët i duruan të gjitha.

Akte të tilla korruptive, si ky që zhvendos lumin e Lanës, ndaj kjo betejë është simbolike,” tha Basha.

Basha ishte i pranishëm sot sërish në zonën e Astirit në mbështetje të banorëve që protestojë kundër shembjes së shtëpive dhe bizneseve që preken nga projekti i Unazës së Re.

Banorët protesojnë për 51 ditë rresht duke i bërë thirrje qeverisë që të tërhiqet nga projekti.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

Unaza e Re/ Banorët: Poshtë projekti, burg për Gjiknurin! 

 



2 Comments

  1. Si nuk u ngope tu rrejt okastravec!
    Edhe shqip nuk di te flasesh. Lana nuk eshte objekt qe c’vendoset por i ndryshohet shtrati i rrjedhjes o i rrjedhur qe ne djep!
    Po Lana vetem gjate periudhes 1946-1960 ka ndruar shtratin nja tre here o .ari lales.

  2. Ne fakt lumi lane do e ndryshoj rrjedhen shume shpejt, por per ti marre te gjithe me vete , gjithe politikanet te majte e te djathte qe po rrjepin popullin bashke me oligarket e tyre qe po gllaberojne shqiperine me letra fallco

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *