• |
ide | kryesore

Daily Star Sunday: Rrugët e Britanisë përmbyten me kokainë nga bandat shqiptare

Lajme, Të fundit



Bandat e Shqipërisë po e përmbytin Britaninë me kokainë të “klasit të lartë”, shkruan Daily Star Sunday.

E quajtura “shampanja” pluhur, e cila është mbi 85% e pastër, është duke u kontrabanduar në Britani të Madhe. Trafikantët në Londër, Liverpool, Birmingham dhe Mançester kanë parë një rritje të kërkesës, duke shitur kokainë deri 100 paund për gramë.
Në vitin 2017, 432 përdorues kokaine kanë vdekur, një numër pothuajse katër herë më i lartë se në vitin 2012.

Një burim pranë një bande në Mançester, të njohur si “shqiptarët”, është shprehur: “Ata duhet të drejtonin gjërat këtu në Londër, por tani drejtojnë dhe në Mançester, Liverpool e në të gjithë qytetet e mëdha. Ata kanë muskuj dhe fuqinë e zjarrit”.

Një tjetër grup shqiptarësh i njohur si “Hellbanians” merret me veprimtari të tillë të paligjshme në Birmingham dhe në periferi të Londrës. Një prej gangsterëve shqiptar që shiste kokainë të një pastërtie të lartë u burgos në Britani, duke u dënuar për 25 vite.
33 vjeçari Erald Mema përdorte korrierët e tij për të shitur kokainë në të gjithë vendin. Policia, pasi kapi bandën e tij, gjeti 10 kg kokainë si dhe 560.000 paund.

©Lapsi.al

Burimi: Daily Star Sunday



1 Comment

  1. kontigjent i radhes i dhjerjes se stalinit rama dhe jashteqitjes se monstres enver shizofrenit edvin.te gjith keta po nuk e varet kristaqin ne shesh do te jen deputet e kryetar bashkish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *