• |
ide | kryesore

Deputeti i CDU-së i drejtohet të rinjve të PD-së: Merrni fatin në dorë, janë kohë të mira për opozitën

Lajme, Të fundit



Deputeti i CDU-së gjermane Andreas Lammel, i pranishëm në Akademinë Politike 2018 ku morën pjesë 120 studentë shqiptarë, i ka inkurajuar ata që ta marrin në dorë fatin e tyre.

Ai e konsideroi Partinë Demokratike si alternativën që i duhet Shqipërisë për të përparuar.

“Qeveria zgjidhet që të zhvillojë vendin, ta çojë atë përpara dhe në shërbim të qytetarëve, por qeveria e tanishme nuk e ka kuptuar këtë. Nëse doni të merrni fatin në dorë, punoni për të mundësuar që ju të qeverisni, sepse kohët janë të mira për opozitën. Për fat të keq, PD është akoma në opozitë, por vitin tjetër kjo mund të ndryshojë me zgjedhjet lokale” – tha deputeti gjerman i CDU-së, Andreas Lammel në Akademinë Politike 2018 të FRPD.

Ndërsa Christian Kremmer, përfaqësues i Partisë Popullore Europiane, renditi disa prej problemeve me të cilat përballlet rinia shqiptare.

“Ne e dimë se situata është keq dhe akoma më keq për të rinjtë. 1/3 nuk gjejnë punë në Shqipëri, shume të tjerë largohen nga vendi. Të dashur miq, po luhet me të ardhmen tuaj! Mos lejoni që ky vend të trajtohet si pronë private e disa pakicave!” – tha zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i PPE.

Christian Kremmer është shprehur se nuk mund të ketë demokraci funksionale në një vend ku nuk ka drejtësi të pavarur. Ai ka kërkuar Vetting në politikë gjithashtu.

“Me lejoni të them qartë: pa ndarjen e pushteteve dhe drejtësi të pavarur nuk ka liri dhe demokraci funksionale. Korrupsioni dhe lidhjet midis krimit të organizuar dhe politikës janë vjedhje ndaj qytetarëve. Korrupsioni pengon investimet dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Prandaj, në rastin e Shqipërisë është logjike që vettingu të bëhet jo vetëm në drejtësi, por edhe për personat përgjegjës në politikë. “- u shpreh Christian Kremmer i PPE.

Akademia Politike 2018 u organizua nga FRPD me mbështetjen e fondacionit Konrad Adenauer dhe të PD. Me të rinjtë demokratë, përveç deputetëve gjermanë biseduan dhe Kryetari i PD, Lulzim Basha, ish-Kryeministri Sali Berisha. Çështjet kryesore të trajtuara në Akademimë Politike 2018 kishin të bënin me ekonominë, zgjedhjet, mediat, diplomacinë dhe rëndësinë e një elite të re politike të pakorruptuar dhe të painkriminuar. Për studentët pjesëmarrës u shpërndanë çertifikata nga drejtori i fondacionit Konrad Adenauer për Shqipërinë, Walter Glos dhe Kryetari i FRPD Belind Këlliçi.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *