• |
ide | kryesore

Gjermania e gatshme të paguajë shkollimin e infermierëve, vendet e Ballkanit jo entuziaste për këtë

Lajme, Të fundit



Me qindra dhe mijëra janë të rinjtë jo vetëm shqiptarë, por nga i gjithë Ballkani, që synojnë të punësohen si infermierë në Gjermani.

Qeveria gjermane, prej nevojës për staf mjekësor duket se ka ndërmend të shkojë më tej, deri në financimin e shkollimit të kontigjentit që i nevojitet për të plotësuar mangësirat në tregun e tyre të punës.
Sipas ministrit të Shëndetësisë, Jens Spahn shteti gjerman synon të financojë shkollimin e tyre jashtë vendit, pasi ballkani nuk është shumë entuziast për këtë iniciativë.

Kështu fillimisht u tha se ky shtet do të punësonte 8 mijë infermierë, por tani është korrigjuar shifra në 13 mijë infermierë të rinj.

Mirëpo sa tregon gjiganti mediatik gjerman, kjo shifër nuk do të mjaftojë, sepse gjendja është edhe më dramatike. Për shkak të mungesës së infermierëve, shumë të moshuar në qendrat e të moshuarve nuk marrin kujdesin e duhur. 36.000 vende pune në infermieri janë të pazëna, 15.000 prej tyre në qendrat e të moshuarve.

Akoma më urgjente paraqitet situata në kujdesin shëndetësor në shtëpi. Ministri Spahn ka dale me propozimin e ri i cili parasheh qe forcat e nevojshme për kujdesin shëndetësor në Gjermani t’i trajnojë jashtë vendit.

Ai sqaroi se nga komisioni parlamentar buxhetor është marrë një shumë prej 9 milionë eurosh, e me këto para mund të gjenden partnerë jashtë Gjermanisë që të shkollojnë forca punëtore për kujdesin shëndetësor.

Forcat e ardhshme punëtore, sipas ministrit, do duhet të mësojnë gjermanisht që në vendin e origjinës. Si vende të mundshme për një projekt të tillë parashikohet Kosova, Maqedonia, Filipinet dhe Kuba.

Por në vendet e prekura të Ballkanit, kjo iniciativë nuk pritet me entuziazëm. Autoritetet maqedonase u shprehen se projekte të tilla vetëm sa e nxisin akoma edhe me shume emigrimin e njerëzve të rinj, të shkolluar mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *