• |
ide | kryesore

Hapet tregu i shpendëve të gjalla në Baldushk, Veliaj: Ndihmojmë ekonominë lokale

Lajme, Të fundit



Tregëtimi i shpendëve të gjalla është kthyer në një traditë në Baldushk. Për fatin e mirë të shitësve dhe për fatin e keq të shpendëve, një treg është ngritur në Baldushk nga Bashkia e Tiranës.

Sipas Veliajt, kjo iniciativë ndihmon banorët e zonës të rrisin të ardhurat e tyre.

“Jam shumë entuziast sa herë që vjen kjo periudhë e vitit, jo vetëm për gëzimin që sjell, por edhe për faktin që sjell ekonomi për Tiranën. Prej 3 vitesh e kemi destinuar tregun e Baldushkut, si një treg ku shiten gjelat e detit, gjelat më të mirë në Shqipëri, por mbi të gjitha si një fabul e re sesi ne ndihmojmë ekonominë lokale”, u shpreh ai.

Veliaj i bën thirrje qytetarëve që të blejnë produkte vendase.

“Dua t’i ftoj të gjithë qytetarët të blejmë produkte lokale, gjelin në Baldushk, vajin në Ndroq, verën në Lundër, domaten në Shëngjergj, domaten e vonë dhe të gjitha produktet lokale, të cilat sot jo vetëm që janë më të mira e cilësore, por janë edhe më të lira.
Ne kemi llogaritur që vetëm në fundvit shiten rreth 4-5 milionë euro mall gjela deti vetëm nga kjo zonë. Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, siç po bëjmë për gjelat e detit edhe për produktet e tjera, me siguri që do të kemi një Tiranë rurale që jeton falë shpenzimeve që bën Tirana urbane. Kështu që, për këtë fundvit, ftesa si gjithmonë është mbusheni tavolinën me të mirat që prodhon vendi ynë, fermat dhe të gjitha familjet që merren me punën e tokës dhe gjësë së gjallë në rrethinat e Tiranës”, tha Veliaj.



4 Comments

  1. Shko dhe nje here ne Kucove shiko pazarin e fiqeve si eshte se prane tij eshte hapur pazari i Bretkosave -edhe ku pazar eshte nje arritje e madhe e kesaj qeverie si ajo e pulave te detit .

  2. Mire qe sna ka dale me ndonje gjel deti ne dore, sepse nga do qe shko e ben ndonje selfe me bishtin e lopates apo me kalamaj ne qafe. Peshtira e shitjes figurative e ketij kllouni, qe vetem shitje, e figura mundohe te beje, eshte bere bajate dhe e neveriteshme, ZARBOOOO..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *