• |
ide | kryesore

Analiza / Propaganda e shpifur me gishtat e Ina Nukës

Kryesore, Lajme



Polices që humbi tre gishtat në protestën e banorëve të « Astirit » makineria e propogandës qeveritare po i kushton shumë më tepër hapsirë sesa dhjetra ish kolegëve të saj që kanë humbur jetën në luftë të drejtpërdrejtë me krimin. Të shtunën një duzinë zyrtarësh të lartë të Rendit dolën të reklamonin në Rinas rikthimin e saj triumnfal me gishta të rivendosur në Turqi. Ndërsa një ditë më pas, në zyrën me flutra atë e pritën së bashku edhe kryeministri Rama edhe ministri Lleshaj (video poshte). Ata me pacipësi deklaruan para publikut, ashtu si në të gjitha bamirësitë që bëjnë, se do ti jepnin Ina Nukës kompensim moral dhe financiar.

Në të dyja rastet edhe kur u largua edhe kur u rikthye në Shqipëri nuk është nevoja të thuhet se për fotot u kujdes vetë zyra e shtypit të kryeministrit .

Po pse gjithë kjo zhurmë gëbelsiane që ia kalon edhe asaj ndaj 259 policëve që kanë rënë dëshmorë në luftë me krimin ?

E gjitha e ka një arsye.

Ajo filloi që ditën kur banorët e Unazës së re vendosën të protestojnë në mënyrë të dhunshme para parlamentit.

Kapsolla që ra mbi policen që ishte rreshtuar e pambrojtur në rresht të parë, u bë refreni i Edi Ramës. Po të kërkosh edhe sot në Google me fjalët kyçe “Rama, policja” gjen mbi 20 shkrime mediash me titullin: “Rama puth policen në ballë”.

Vetë kryeministri u kujdes ta përdorte rastin e saj si mburojë para spitalit, kur e goditën me këpucë familjarët e protestuesve të plagosur, të postonte video me nënën e saj, të jepte i pari lajmin se do dërgohej në Stamboll dhe se aty operacioni doli me sukses.

Për ta fuqizuar melodramën – edhe ashtu shumë prekse -mediat që i marrin temat dhe titujt nga qeveria nxituan të botonin fotot e kësaj vajze simpatike duke krijuar një antitezë emocionale me atë që kishte ndodhur.

Image result for policja ina nukaImage result for policja ina nuka

Kulmi arriti kur hapi gojën edhe sharlatani i bashkisë, ai që ka aftësinë për të banalizuar deri në qesharakëzim gjithçka: Ai hodhi bombën se ajo nuk do të gjente dot më as burrë.

/

E njëjta gjë po ndodh edhe tani kur u kthye nga Stambolli, me historinë e Inës e cila nuk është asgjë më shumë sesa viktima e vetme e gjithë kësaj zhurme.

Po përse?

Për një arsye të thjeshtë.

E para se Ina e pësoi në atë përballje me demostruesit e dhunshëm për fajin e vetëm të shefave të saj që me sa duket i urrejnë dhe trupat speciale, po aq sa policat barrkdera dhe mustaqellij. Ajo u dërgau atje, jo për të bërë detyrën, por si fasadë e një policie simpatike dhe të hijshme. Prandaj ajo qe pa paisjet e nevojshme mbrojtëse.

Por më e rëndësishmja është tjetër gjë. Ina Nuka qe në vendin ku gati u dënua në mënyrë të pariparueshme, në anën e gabuar të barikadës. Sepse pavarësisht se ajo do të zbatonte betimin si profesioniste, ajo qe përballë atyre njerzve që donin të ruanin shtëpitë e tyre nga plani i një vjedhjeje 40 milionë euroshe, me projekt “të falur”, me tender të trukuar dhe me dokumenta të fallcifikuara.   

Në këtë kuptim, megjithëse po respektone uiniformën, në thelb ajo po mbronte një bandë kleptokratësh kundër qytetarëve.

Dhe fatkeqësisht, ajo po përdoret si instrument propagande pikërisht për këtë qëllim: se mbrojti grabitësit nga viktimat e tyre. Për të dhënë shembullin se ai grusht njerëzish që po rrjepin Shqipërinë nuk janë pak. Se ata janë në gjendje ti shndërojnë në “heroj” ëngjëjt mbrojtës të krimeve të tyre.

Lart Ina Nuka duke u nisur per Turqi e shoqeruar me fotograf dhe te shtunen kur mbriti e pritur me lule nga zv ministrja e brendeshme

Résultat d'image pour ina nuka aeroport

Prandaj Ina Nukës po i bëhet kaq shumë propagandë nga një qeveri që policët që kanë dashur të luftojnë me drogën apo me përdhunuesit e vajzave, i ka burgosur dhe nisur drejt azilit politik.

©Lapsi.al

 

/



23 Comments

  1. Kjo qeveri kurve me ne krye kallam deshtakun e mbush policine me femra sa per fasade se as dhe nje lek pune nuk bejne me perjashtim te nje pune … dhei i perdor ato si fasade ne rresht te parene protesta si gjoja qeveri paqesore qe nuk perdor dhunen ndaj protestueseve..kallam deshtaku e ka deshiruar kete rast qe ta perdor mediatikisht.
    POSHTE RILIDJA DHE OLIGARKET

  2. Mire gishtat qe ja rregulluan, ketu eshte merzit shume fiku i bashqise se ska kush tja beje me me gishta, Po per burin si do ja bejne……

  3. Ma së pari, urime kësaj vajze që operacioni për ti implantuar dy gishtërijtë i ka dalë me sukses. Më vjen mirë që edhe prindërit e saj do ta kalojnë festën e vitit të ri me bijën e tyre me gëzimin që ky aksident kaloi pa zarar.
    Them aksident, pasi u gjend e pa mbrojtur në detyrën e saj , por edhe me përgjegjësinë morale të kryeministrit që e përdori ate si mburojë e gjallë kundër zemërimit të moshatarëve te saj studentë të cilët ai për hir të fitimit të parave të pista do ti nxirrte megjithë famlilje në rrugë , duke ju prishur shtëpite e ta kalonin festën e vitit të ri përjashta.
    Si “urim” për vitin e ri, vrasësit të një djali të ri, po për pazarllëqe të pista parash, Erion Velisë, kjo vajzë do ti thoshte “më marsh të keqen”, meqë ai ja ndolli se pas kësaj do të ngeleshte pa martuar.
    Kurse për Ramën, besoj se urimi më i mirë i saj për te, do të ishte që SPAK të mos ta fusë mbrenda në burg në vitin e ardhshëm.

  4. Pupuuu car neverie te ngjallin keta palo burra, pale mentaliteti i kryetarit bashkise kryeqytetit ….komplet injorant ,primitiv!!

  5. Po ik moj vajze, shyqyr qe shpetove me aq. Faji ishte i atyre qe te vune ne rresht te pare se u duheshe jo pa gishta por edhe pa koke. E tani bejne show me gishtat e tu. Ik ne shtepi tani se kur si duhen me gishtat e tu e tu, aibte fut gishtin tu dhe shefave tw tu

  6. Kur lexoj keto lloj karlliqesh neper komente ,atehere bindem 100% per qind se rama iken nga pushteti vetem kur ti ngrihet vete.

    1. Kallam deshtaku do rrije ne pushtet qe te te q..je fort ne b..the ty o i paemer prandaj nuk iken…

  7. E para ajo eshte femer police dhe asgje te keqe nuk ka kujdesi per policen.Psh po te beheshin te njejtat respekte edhe per ata qe u vrane me 11 janar apo ata te Gerdecit nga Basha si minister i brendshem do te ishte permendur diku,por mqs i vrane vehte i duket cudi respekti dhe ndihma.Berisha kete police e quajti “hore” ndersa k/prokuroren “lavirja e bulevardit” pra shtazeria dhe kultura nuk qenderojne dot ne nje dere.Shkullaku ka filluar te artikuloje gjuhen qytetare ,keshtu duket te pakten kur ben prova para pasqyres.

  8. I ka ngelur fyelli ne nje vrime rilindasve. Qe vertetojne se cdo koment e bejne per politikedhe jo per gjendjen e momentet qe sot po kalo ky popull nga cizmja e kuqe e tyre, apo me mire, e ketyre pushtueseve. Ore te pa gdhendur. gdhe te comages rilindase, juve do ju degjojme per 11 janarin,,,,,,shikoni filmimet e asaj dite, dhe shihni se ci keni bere policise, ambjentit, Kministrise, dogjet, e shkermoqet cdo gje, ashtu sic jeni barbare, e mbaj mend thirrjet e maskarait te cmendur,,,qe mbi kufoma do shkelim e Berishen, e qeverine do e rrezojme,,,pra ja kush jeni, ju qe pushtetin e deshet mr dhunePer Gerdecin, Ju provokatoret e indicies, ne bashkepunim me agjente te jashtem e kurdiset, dhe sakrifikuat ata njerez, me qellim sabotimi te qeverise, per te perhapur opinionet, qe keni hapur, e perhapur si deri me sot. Mos harroni biznesmenin nga gjirokastra, qe bashkepunonte me Ramen, dhe qe ishte i pari ne shitjen e atyre predhave, qe u arrestua dhe ku idioti, KM Rama, idh garanci se do ta nxirrte nga burgu,,,perse? sepse e kish bashkepunetorin brenda ne Gerdec. Pra o kuqale, te interpretimit, e shitjes te maskarallekut qe e beni vete, e ja veshni te tjereve, u iku koha e mashtrimit dhe e poshtersive ne kurriz te njerezve te ndereshmen, do merrni te tatepjeten me rrukullisjen qe sa vje e shtohet, dhe ne fund do thyeni qafen, si e vetemja rruge e shpetimit te popullit nga vjedhjet, mashtrimet, e ngarkesen me taksa, nga mafia tuaj shteterore, me ju kerminj te mykut te qelbesirave.

  9. Ore Fax se eshte dhe vone,mos e ke pare gje Fazllicin andej se ketej eshte present.Hollivudi Po ben filmin e dyte per familjen e Dhise plake vetem se si milet shteti me breza.Qeke matuf per koperative.

  10. O i paemer i ores 04:50, cfare do te thuash me filmin qe po ben Hollivudi? Mos valle e ke fjalen se pas pese -gjashte vjetesh do behen fima me ndonje kryeminister tjeter?

  11. Ku ka katandisur Andi dhe komentuesit injorante dhe analfabete te lapsit! Te vjen keq qe nuk shikon gjekundi
    ARI-n,komenruesin me inteligjent qe ka patur Saliu! Nuk ka mendje normale, te kape teresine e gjendjes psiqike te Sali-Meta,Lulja-mona dhe ….! Edhe Zigur Qarri nuk po komenton?! Zgjohuni i komentues te Saliut dhe shani me fjalorin me te ulet te gjuhes shqipe qe nuk mendojne si ju dhe Vicidolsi Sali!

    1. Sa policë janë vrarë e plagosur si pasojë e ndeshjes me bandat mafioze të drogës që kanë bashkëpunuar me këtë qeveri o askush ?
      Përse nuk e pamë asnjëherë gjatoshin që të bënte kësij komedishë të neveritëshme si për këtë vajzë ?
      Pikërisht se e ka humbur fare fillin e nuk ka nga t’ja mbajë se po e tall gjithë rinia e emancipuar e studentëve, pa kujton se duke bërë “heroinë” këtë vajzë police, për aksidentin e së cilës ështe vetë fajtor, pa bën këto lloj skenash të neveritëshme.
      Është krejtësisht normale që shqiptarët komentojnë hipokrizinë e ndyre të këtij kryeministri arrogant e harrbut me të gjithë, edhe me ju fundërinat që i dilni përkrah.
      Nuk jeni ju zagarët injorantë që ju ndërsen Mero Baze , në gazetën e thashethemeve të tij, e lita e rinisë shqiptare.
      Elita e rinisë shqiptare janë studentët, ata që e kanë injoruar e po na përsërit historitë e Enver Hoxhës.
      Historia po përsëritet.
      Dikur në “aksionet e rinisë” mereshin me dhunë djem e vajza të reja për të ndërtuar rrugë e hekurudha pa ju krijuar asnjë kusht normal jetese e pa asnjë siguri teknike.
      Ka qenë një vajzë nga Malësitë e Veriut, Shkurte Pal Vata, që u bë atëhere “heroinë”
      Çfarë “heroizmi” pati bërë e gjora vajzë ?
      E lodhur nga puna shtazarake me mjete primitive, kazma e lopata, u ul buzë rrugës për tu çlodhur, pranë karpateve të dheut të hequr. pa e ditur se ai dhe do ti mirte jetën. U shemb dheu e zuri poshtë e ajo humbi jetën.
      Për të mbuluar këtë skandal që u pa nga sytë e qindra të rijve që punonin atje, diktatori e shpalli ate “heroinë” e bile në vëndin ku e vrau diktatura, ju ngrit edhe një lapidar,
      Këtë po bën edhe Edveri

  12. I paemeri ores 13:13,
    per shkallen e larte te iteligjences qe mundohesh te na serviresh, a mund te na analizosh vrasjen e Azem Hajdarit, shpalljen hero dhe ngritjen e jo vetm te lapidarit po edhe statujes tij?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *