• |
ide | kryesore

Nderohet poeti Trifon Xhagjika, i ngrihet memoriali në vendlindje

Stil



Poeti disident Trifon Xhagjika u rikthye sot në vendlindjen e tij në Peshtan, në një ceremoni madhështore, ku morën pjesë miq të afërm të familjes shkrimtarë dhe gazetarë nga gjithë Shqipëria.

Nën organzimin e klubit të poezisë “Illz”, dhe të afërmëve të tij, u përurua në trualline  shtëpisë së tij në Peshtan Memoriali i punuar nga skultpori i tanelntuar Bernard Lekgegaj.
Kryetari i këtij klubi, publicisti Rexhep Shahu theksoi rëndësinë që ka ngulitja në memorien historike të njerëzve që kanë dhënë jetën për lirinë e fjalës si pjesë e ndërgjegjies sonë shoqërore. Dhe mes tyre Trifon Xhagjika shkëlqen në disidencën e tij.
Shkrimtari dhe studjuesi Sadik Bejko theksoi në fjalën e tij se Trifoni ishte produkti i pare i disidencës letrare shqiptare, pas luftës së dytë botërore, pasi ishte ai ishte një disident i formuar brenda komunizmit. Ai është po ashtu poeti i pare i pushkatuar për arsye letrare në Shqipëri.
Poeti Petrit Ruka theksoi në fjalën e tij vlerat e vërteta artistike të poezive të Trifonit, fuqinë  e vargjeve të tij, dhe kërkoi ndjesë në emër të gjithë poetëve dhe shkrimtarëve shqiptarë për këtë nderim të vonuar ndaj tij.
Më pas Lek Tasi një bashkohës dhe mik i afërt i Trifonit mbajti një fjalim fondamental mbi vlerat që ka disidenca e Trifonit për shoqërinë shqiptare.
Rëndësia e të folurit hapur,  fuqia e fjalës së lirë dhe përpjekja për të qenë në anën e më të dobëtë, edhe të pambrojturëve, janë një mesazh i madh për cdo brez dhe kohë,- tha ai.
Më pas Guri Baze, një shok fëmijërie i Trifonit solli kujtimet e fëmijërisë dhe rinisë së tij me Trifonin duke theksuar se ai mbetet një gur i rënd në truallin e tij dhe se ky memorial do të kthehet në pelgrinazh për cdo qytetarë që do lirinë.
Ne fund Llukan Stravro recitoi nje poezi kushtuar Trifonit.
Pas një koktei nga familjarët e Trifonit, aktivteti vazhdoi me nje debat mbi vlerat e krijimtarisë së tij organziuar nga klubi i poezisë “Illz”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *