• |
ide | kryesore

Parandalim i njerëzve me prirje radikale, agjentë të Antiterrorit vendosen në kufi

Lajme, Të fundit



Rritja e fluksit të njerëzve që hyjnë dhe dalin në pikat kufitare nga vendi për shkak të festave, ka bërë që në terren të shkojnë dhe forca të Antiterrorit.

Masat e kontrollit do të shtohen edhe në kufirin e gjelbërt, për të ndaluar ato persona që konsiderohen me prirje ekstremiste apo si të rrezikshëm.

Për parandalimin e ndonjë ngjarje kriminale, policia e shtetit ka rritur bashkëpunimin me Prokurorinë, SHISH dhe agjenci ligjzbatuese të vendeve partnere në mënyrë që të shkëmbehet çdo informacion i mundshëm.

Policia ka planifikuar një sërë masash për të mbajtur nën kontroll situatat e për të ruajtur sigurinë e vendit. Prioritare për t’u ruajtur janë sheshet publike, qendrat tregtare, lokale dhe restorante, apo sheshe ku do të organizohen aktivitete festive.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *