• |
ide | kryesore

Qytetarët nuk do të mund të hedhin fishekzjarre këtë fundvit, të drejtën e ka vetëm Bashkia

Lajme, Të fundit



Këtë vit në treg nuk është lejuar shitja e fishekzjarreve.

Arjan Ahmetaj, shef i parandalimit në Shërbimin Zjarrfikës të Tiranës, shprehet:

“Në vendet europiane, gjithçka është e kontrolluar. Nuk mund të bësh plasje të mjeteve piroteknike pa kontroll, pasi ato sjellnin rrezikshmëri, sidomos për moshat e vogla”.

Urdhri i përbashkët i 3 ministrave për ndalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike, për përdorim civil, ka sjellë edhe një ulje të ndjeshme të ndotjes akustike në kryeqytet.

“Kemi konstatuar se nga ky vit situata është përmirësuar. Nuk po tregtohen fare mjete pirotenike të rrezikshme”, tregon më tej Ahmetaj.

Mbrëmjen e ndërrimit të viteve Ahmetaj fton të gjithë qytetarët t’i bashkohen spektaklit të fishekzjarreve që do të hedhë Bashkia në sheshin “Skënderbej”.

“U bëj thirrje qytetarëve nëpërmjet medies suaj, që gjatë natës së ndërrimit të viteve të vijnë të festojnë në sheshin ‘Skënderbej’, ku gjithçka do të jetë nën kontroll dhe Bashkia ka organizuar një festë të përsosur”, u shpreh ai.

 



6 Comments

  1. Me rob shpie ju jeni ba te gjith qerrevi model dr. Allamulli. Te dhemb nje sy, Kerreje, qe ti shpetoje tjetri.
    Po edhe fishekzjarret ne dogane nuk mund ti kontrolloni? Nuk besoj.
    Kerkoni qe syte femijet ti mbajne nga bashkia e fiqve kur ti cohet me i hedh fishekzjarret

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *