• |
ide | kryesore

Sandër Lleshaj: Policia po gjobit mjaft drejtues mjetesh, reflektoni të gjithë

Lajme, Të fundit



Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, përmes një postimi i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të tregohen më të kujdesshëm gjatë qarkullimit me makinë.

Sipas tij, këto ditë janë gjobitur shumë prej tyre dhe është vënë re një nivel i ulët i njohjes dhe respektimit të rregullave nga drejtuesit e automjeteve.

“Ndryshimet e rëndësishme në mënyrën e kontrollit policor për qarkullimin rrugor, po nxjerrin në pah një nivel shumë të ulët të njohjes dhe respektimit të rregullave nga drejtuesit e automjeteve.

Policia ka gjobitur shumë drejtues mjetesh, që nuk kanë asnjë lloj ndjesie për vijat e bardha, për përparësinë e këmbësorëve, etj..

Kërkohet reflektim nga të gjithë. Duhet sjellje normale në rrugë, në respekt të qetësisë dhe të jetës.

Gjobat janë lajmi i keq, që sinjalizon edukim të papërshtatshëm dhe sjellje jo qytetare.

Kontribuoni për më pak gjoba dhe për më shumë qytetari dhe siguri në rrugët tona!”, shkruan Lleshaj.



5 Comments

  1. Ky Sandri i Lleshajve,na qenka emeruar zedhenesi i policisese shtetit? Jo qarkullimi mjeteve,jo fishekzjaret,na paska prit e percjelle edhe policen.Po Policica,a ka drejtues,si lokale,por sidomos qendror,apo i ka zevendesuar te gjithe ky Lleshi.

  2. Mire o begsi rame psikopatit mire po me bandat qe e kane ndare shqiperine me zona ca do besh me leket e droges qe qe hyjne me miliona ne jave ca do besh me dhjetra shefa qe punojne per bandat ke ndermend te spastrosh policine e saje qorrit apo shoku artes je dhe ti marioneta pa bythe .

  3. Ne rruge pa rruge, qe skane asnje standart nderkombetar, ne merine e shtimit te automjeteve, domosdo qe policia e rrit gjoja vigjilencen per shtimin e te ardhurave me shumice ne fondin e gjobave, por qe rrit te ardhurat per policine. Kjo mund te quhet si takse e fshehur. Pranohet qe ka edhe drejtues arrogante, qe nuk zbatojne rregullat e qarkullimit, e qe quhen kapo, por policise i bie detyrim qe te beje seleksionim te tipave gango, me nje rastesi. Por shikojme qe intensiteti gjobevenies eshte shtuar shume, duke mos munguar edhe shkeljet qe mund te tolerohen ne zbatim te ligjit.Kete ligj, apo urdherese, edhe vete policia te jete koshiente, dhe te jete e barabarte ne kerkesae zbatim, cdo diferencim, qe ka bere vaki, eshte e demeshme per figuren e policise e komandueseve te tyre

  4. Kujdes zoti Minister, policet po vendosur gjoba per drejtuesit e automjeteve pa asnje aresye per te mbushur planin qe i keni vendosur Ju per te mbushur llogarine e Ministrise. Kujdes! do tju kthehet ne boomerang.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *