• |
ide | kryesore

Të rinjtë braktisin fshatin pranë qytetit të Lushnjes

Lajme, Të fundit



Njësia administrative Ballagar ndodhet jo më larg se 10 km nga qyteti i Lushnjes, e megjithatë udhëtimi në këtë distancë është tepër i vështirë.

Rruga që të çon në 5 fshtatrat e kësaj zone është thuajse e pakalueshme. Në dimër ka tepër baltë e në verë mjaft pluhur. Edhe pse distanca është vetëm 10 km, banorët shprehen se i duhet më shumë se 30 minuta për të shkuar deri në qytet.

Burimi kryesor i të ardhurave të banorëve të kësaj zone është bujqësia. Në rast se rruga do të ishte e kalueshme, mund të shtonte të ardhurat e tyre.

Prej mungesave në infrastrukturë, banorët kanë hequr dorë nga bujqësia dhe po drejtohen për në zonat urbane. Banorët e vetëm të këtyre fshatrave kanë mbetur moshat e treta.

https://www.youtube.com/watch?v=1BM_NWgb–w



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *