• |
ide | kryesore

Digjet tregu në Laç, konflikt mes vëllezërve

Lajme, Të fundit



Dyshohet se zjarri i rënë ditën e sotme në tregun industrial të Laçit të ketë si shkak konfliktin mes vëllezërve, pronarë të tregut. Rreth 70 tregtarë janë dëmtuar prej këtij incidenti të qëllimshëm.

“Ka një muaj rresht që paralajmëron “do ju vras, do ju djeg”. Çfarë faji kemi ne populli i shkretë që mezi i kemi vënë. Zjarri është i qëllimshëm, e di shteti. Boll kam pas, mbi 7 milion mall. Të tjerët kanë pasur nga 10-15 milion”- shprehet një tregtare për Ora news.

Tregtarë të tjerë kanë deklaruar se kanë humbur mall me vlerë mbi 10 milionë. Ata kërkojnë ndihmë nga shteti.

Tregtari: “Ka pas garantuar ai pronari i vendit që e ruaj unë.Ne nuk kemi pasur asnjë konflikt, por vetë ata vëllezërit pronarë. Mbi 15 milion dëm”.

Tregtarja: ” Kërkoj nga shteti të na ndihmojë, nuk kemi me çfarë të ushqejmë fëmijët. Ne erdhëm me hap mallin dhe pamë zjarrin. Nuk dimë asgjë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *