• |
ide | kryesore

FOTO/ Shikoni festën madhështore të River Plate: Millonarios kanë festuar triumfin e Kupës Liberatores në “Monumental”

Sport



Pavarësisht se Botërori për klube ishte një dështim, River Plate ka festuar në mënyrë madhështore suksesin e madh në Kupën Libertadores. Në kthimin në atdhe, pas transfertës në Spanjë, ku u luajt finalja e kthimit me Boca Juniors dhe udhëtimit për në Emiratet e Bashkuara Arabe ku u zhvilluar Botërori i klubeve, skuadra në Buenos Aires është pritur nga rreth 60 mijë persona, që kanë mbushur stadiumin Monumental për të festuar triumfin historik në finalen e dyfishtë me rivalët e përjetshëm.

“Ky triumf nuk ka cmim, do të mbetet përgjithnjë në histori”, ka thënë numri 10 i River Gonzalo Martínez mbi finalen që gati paralizoi Argjentinën për një muaj. “Tre vjet më parë, kur fituam Kupën Libertadores në 2015, ishte e vështirë të besoje një ëndërr të bërë realitet dhe i thashë djemve që do bënim më mirë akoma “, deklaroi trajneri Marcelo Gallardo. “Jo vetëm bëmë më mirë, por fituam finalen më të bukur që mund të ëndërronim”, përfundoi ai.









Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *