• |
ide | kryesore

Inter i thotë mjaft Nainggolan: gjobë, pezullim dhe shitje e mundshme në janar

Sport



Radja Nainggolan nuk është lojtari që Inter shpresonte që belgu të bëhej në Meazza. E këtë herë zikaltrit I thonë stop, trazirave që shkakton mesfushori. Sinjali është i fortë: përjashtim ëpr motive disiplinore, lojtari i parë i epokës Suning që ndëshkohet, në vigjilje të një sfide të rëndësishme ai ajo kundër Napolit. Beppe Marotta nuk ka ndërmend të tërhiqet, fare pak kohë pasi ka marrë detyrën si administrator i deleguar i Inter dhe ka bërë të qartë linjën e tij: asnjë tolerim. Për askënd, edhe për Radja Nainggolan, që përvec Napolit nuk do të jetë present edhe në transfertën e Empoli në fund të vitit. Për ta komplikuar situatën, për Ninja 35mijë euro gjobë, më e rënda e rregullores së Inter dhe ndryshimi i hierarkisë, me mundësinë e shitjes që në janar.

Në bazë të vendimit të klubit, sipas asaj që shkruan Gazzetta dello Sport, është një vonesë në stërvitje me rreth 20 minuta. Nuk ishte hera e parë, por flitet edhe për një mbledhje teknike ku mesfushori ka munguar, si dhe sjelljet e pahijshme në festën e Krishtlindjes së Inter. Nje seri gjërash që i kanë mërzitur shumë drejtuesit e zikaltër, Marotta të parin, aq sa mesfushori belg, gjithnjë sipas gazetës, nuk është më në qendër të projektit të Inter e nëse në janar do të vijë ndonjë ofertë nga Kina, klubi mund të mendojë edhe ndonjë shitje të menjëhershme. Një vit më parë Nainggolan ishte në shënjestër të Guangzhou, që mund të kthehet në sulm: Ninja nuk është më i paprekshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *