• |
ide | kryesore

Ironia e fabulistit Ferit Lamaj për protestën: “Kryedhelpra qafën zgjat: “Po ju pres të bëjmë debat!”

Pikante



Fabulisti i njohur Ferit Lamaj ka shkruar shumë për fëmijët. Prej vitesh ai jeton jashtë vendit, por mesa duket nuk i lë pas dore zhvillimet në Shqipëri. Siç ndodh normalisht në një fabul ai përdor kafshë dhe shpendë për të paralelizuar fenomene apo njerëz. Lamaj ka shkruar edhe një fabulë për protestat më të fundit të studentëve. Ngjarjet i ka vendosur në një kotec pulash ku ka kryengritje ndërsa kryeministrin e quan “kryedhelpra” dhe Kryeministrinë “kryedhelpëri”.

Protestë

Pula, Gjela kyçën klasën.
Me nder jush, ia bënë glasën.

Nis protesta mizëri
mu në Kryedhelpëri:
– “Ka, ka, ka” e “Ki, ki, ki”,
prano pikat: një, dy, tri, …!

Kryedhelpra qafën zgjat:
– Po ju pres të bëjmë debat!

– Jo, jo, fare, – flet më trimi, –
humbi shpresa dhe besimi!

– “Ki, ki, ki” e “Ka, ka, ka”,
qaje, ndrikull, debat s’ka! –
ngulin këmbë porsi mushka.

Atëherë Dhelpërushka,
që debati të mos ngecë,
u shkon fill e në kotec…



4 Comments

  1. E ka thene LaFonteni Z.Lamaj para disa shekujsh:
    Luani vendosi te shtroje gosti per kafshet e pyllit ne strofullen e tij. Kafshet u nisen nje e nga nje.
    Lepuri, i nisur per atje, pa se Dhelpra po hezitonte dhe e ftoi. Por Dhelpra ia ktheu:
    – Shoh shumë të hyjnë por asnjë të dalê…..

  2. Iku,iku Dhelpurushka
    shkau vete porsi ngjalushka
    po me njehere nga shkembi zbriti
    nje ujk i madh dhembet skermiti

    menjehere pa vonuar
    po bertiste si i shkalluar
    kunadhja -Spira-sa e pa
    po hallin ky si e ka

    nje derr tjeter aty prane
    pergjigjen sec ja ktheu
    degjo ketu kunadhe -Spira-
    ky eshte i yti Skenderbeu-

    fliste ,cirrej pa pertuar
    ishte puro i droguar
    hajd bejme djalog ne vend mos rrini
    se si -lepuj-juve ini

    po nuk beme dialog sot
    atje ini e dy vjet si sot.
    keto fjale tha ujku plak
    po me gjith e lepurushken dhisnin -gjak-.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *