• |
ide | kryesore

Karius akoma ti? Viti i tmerrshëm i portierit mbyllet me gafën e pafund

Sport



Mbeten ende pak ditë nga mbyllja e vitit, por për dikë urimi klasik në këtë fund viti ka një kuptim të vecantë. Bëhet fjalë për Loris Karius, portierin që Liverpool e ka huazuar tek Besiktas, që pasi u bë i famshëm në të gjithë botën për dy gafat e bëra në finale e Champions League kundër Real Madrid, që i kushtuan trofeun të Kuqve, ka vijuar ta karakterizojë sezonin me shumë gabime edhe në Turqi dhe e ka mbyllur annus horribilis me një gafë spektakolare në fushën e Kasimpasa, që në fundjavë e ka shkatërruar Besiktas 4-1, duke e zbritur në vendin e gjashtë 9 pikë nga kryesuesja Basaksehir.

Ndeshja e katërt radhazi pa fitore për klubin e stambollit, por nëse portiere i tyre nuk arrion të presë as goditje qendrore si ajo e Pavelka, do të jetë e vështirë të ngjitesh në klasifikim. Klubi, por mbi të gjithë Karius, kanë vetëm një urim, që nga 2019 historia të jetë krejt tjetër.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *