• |
ide | kryesore

Klohe K reagon për familjen e saj në instagram (FOTO)

Paparazzi, Slider



Khloe Kardashian vendosi të postonte një foto me nënën e saj Kris Jenner dhe poshtë saj një shkroi një dedikim se sa shumë e vlerëson atë.

Por sigurisht që rrjetet sociale nuk janë të mbushur vetëm me dashamirës, dhe disa prej ndjekësve të Khloe vendosën të bënin disa komente të panevojshme dhe të ashpra në postimin e saj, ku e akuonin për fotoshop. “A do e mbaje llogarinë tënde në instagram nëse të gjitha aplikacionet që editojnë foto do të zhdukeshin përgjithnjë? Hahah.”- shkroi një komentues.

Përgjigjja e Kloe-s ishte: “Ti do e bëje? Ndonjëherë rri e mendoj pse njerëzit komentojnë nëse nuk i shtojnë ndonjë vlerë jetës së tjetrit? Ndoshta jam thjesht ndryshe….. por nuk më intereson të qenurit negative ose agresive. Bota jonë është mjaft helmuese edhe kaq sa është. Është e trishtueshme që njerëzit kritikojnë diçka si një aplikacion editimi. Mos u merrni me të. Thoni diçka të këndshme ose lëreni me kaq. Si të duket kjo e dashur?”

Por kjo nuk ishte e gjitha, një tjetër vendosi t’i kujtonte Khloe-s se ajo kishte një vëlla duke i thënë një njëfarë mënyre se e kishte harruar këtë. Ndjekësi komentoi: “Është për të ardhur keq që Rob Kardashian është një pjestar i familjes dhe nuk përmendet kurrë”.

“Vëllai im është bota ime! Ai është padyshim një mbret, është për të ardhur keq që ju nuk na respektoni ne, pasi ne respektojmë privatësinë e tij. Nuk duhet të komentoni nëse nuk jeni të informuar rreth familjes time”- tha ajo, duke dhënë kështu disa këshilla për të gjithë ata që komentojnë ashpër apo për gjëra të cilat nuk kanë dijeni nëpër rrjete sociale.-tha Klohe.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *