• |
ide | kryesore

Çfarë po ndodh në mbledhjen me dyer të mbyllura të kryesisë së PS-së

Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka mbledhur prej orës 09:00 të kësaj të hëne kryesinë e Partisë Socialiste. Mbledhja e thirrur urgjent po zgjat tej parashikimeve pasi larg kamerave, “kupola rozë” po diskuton zhvillimet e fundit. Burime të lapsi.al thanë se në axhendë janë zhvillimet e fundit si dhe performanca e disa ministrive pas më shumë se një viti në detyrë në këtë mandat të dytë.

Një nga pikat e diskutimeve është roli i Forumit Rinor Eurosocialist të cilën Rama e ka akuzuar për inaktivitet gjatë protestës 17-ditore të studentëve. Përpara mbledhjes është përfolur edhe për ndryshime në qeveri, por gjithçka mbetet në kuadër të hamendësimeve pasi ende nuk ka asgjë konkrete. Pas 4 ditësh, më 28 dhjetor, PS mbledh edhe Asamblenë Kombëtare, një mbledhje e paparashikuar në kalendar.

Në përditësim…



4 Comments

  1. Nese nuk ben nje pastrim te plote te qeverise, nuk ka asnje shanc per ta shtyre akoma kete qeverisje. Nese ngrihet zeri kot, atehere vazhdon show dhe fasade, dhe kryeministri ndjehet aq i kapur sa nuk ka force te reagoje. Po nuk dhane kompromis ministrat kryeministri nuk mund ti heq.
    Aq shume te lidhur ne zullum , jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *