• |
ide | kryesore

Lubonja për ndryshimet në qeveri: Rama do vendosë kukulla të tjera. Këtu po bëhen vjedhje ashiqare

Lajme, Të fundit



Analisti Fatos Lubonja thotë që vendimet e qeverisë Rama bëhen në interesin e oligarkëve. Sipas tij në vend po bëhen vjedhje ashiqare dhe se situata kërkon një vënie përpara përgjegjëisve gjyqësore. Ai tha se ideja e ndërrimit të ministrave nga Rama, është thjesht heqja e disa kukullave dhe vendosja e njerëzve të tjerë.

“Kemi një varfërim që në themelin e të drejtave të njeriut, dhe besoj do thellohet. Ideja ime është që në një vend që është demokratik, protestat që vijnë nga grupe të ndryshme interesi, bëjnë presion për korrigjimin e vendimmarrjes, si duhet të ndikonin shumë shqetësime të tjera. Kur ka korrupsione të kundraligjshme, dënohen ata që i kanë bërë këto. Mund të pranohej një protestë e studentëve e specifikuar për ato 8 pika. Në një vend ku nuk funksionon demokracia, ku drejtësia nuk të ndihmon, duhet shkuar te thelbi i problemit , duhet kaluar nga regjimi në demokraci. Prandaj dhe nuk funksionojnë protestat, dhe i bën ato të kthehen në politike që nga kërkesat për dorëheqje të ministrave e burgosje të elementëve. Këto duhet të shoqërohen me ndonjë projekt nga opozita apo nga një lëvizje e re, që të kalohet nga ky grup oligarkësh tek demokracia. Ajo që më shqetëson është kur thotë “kemi bërë edhe gabime”. Janë bërë vjedhje ashiqare, Astiri nuk është gabim është krim, vjedhje. Kjo lloj propagande që gjoja do ndërrohen disa ministra, si shenjë që gjasme po reflektojmë, janë gënjeshtra. Aty ka njerëz pa asnjë kontribut në parti. Shumica janë emërime të Ramës, që s’kanë asnjë meritë thjeshtë i janë lëpirë e i kanë thënë “sa i madh je ti”. Të heqësh ca ministra e të vësh kukulla të tjerë, është një kozmetikë. Situata kërkon një vënie përpara përgjegjësisë morale e gjyqësore,” tha Lubonja



13 Comments

  1. Nisem nga fjalët e fundit të Lubonjës që e gjejnë zgjidhjen tek gjykatat, pra drejtësia.
    Por a mund të kihet besim qofte edhe tek drejtësia e “reformuar” apo “vetinguar” po nga Rama ?
    E vetmja shpresë tek shqiptarët ngelet ti besojnë Spartak Ngjelës, si një zëfdhënës i Washingtonit, që tund gishtin duke thënë se do të jetë FBI amerikane që do të bëjë drejtësinë në Shqipëri me krijimin e SPAK-ut

    1. Po edhe ata te FBI-se do nxjerrin “te paster” njerezit qe i bejne lepe peqe atyre qe duan ata. Mjafton te shohesh sesi ish Shefi i FBI-se ishte vene ne sherbim te Obames per te pergjuar Trump. Ose kujto se si Lu-ja e Vllahutin ishin totalisht ne sherbim te Rames, sepse te dy jane pjese e sektit te Soros, kumbarit te “Internacionales Socialiste” Globalizmit sot. Dua te them ata jane te korruptuar vete. Kjo eshte si grope e thelle qe sa me shume rremon kurre si dihet se cfare gjen. Rama do bie nese ne zgjedhjet qe behen per Parlamentin e BE ne Maj 2019 do fitojne te Djathtet.

  2. Nje nga emrat e kandidateve per prokuror eshte dhe emri I lubonjes,eshte gati ljubo per kete post,pranoje ljubo dhe futja kembet ne nje kepuce Rames

  3. Kjo eshte e vertete. Ka bjedhur 30 milion euro, eshte kapur ne flagrance, me nje skeme qe ka patur garanci te madhe qe do funksionoj, dhe pas gjithe ketij skandali….
    del kryeministri dhe thote do e lexojme shuplaken e studenteve. Ka arritur vertet kulmi. Eshte e paimagjinueshme se si mund te ndodh nje skandal ne nje vend normal, dhe sot pas me shume se dy javeve, qe eshte bere denoncimi, duket sikur ska ndoodhur gje.
    Del kryehajduti dhe thote qe duhen bere ca ndryshime, ti pergjigjemi reagimit te studenteve. Prokuroria thua se nuk ekziston, dhe vazhdojme.
    Ketu duhet cuar i madh e i vogel, e ti heqesh zvare gjithe kete bande hajdutesh ordinere, qe tallen kaq hapur m nje popull te tere.
    Paskemi qene njerezit me te urte ne bote.

  4. Me eshte krijuar bindja qe ky fare analisti vuan nga deliri i madheshtise mbasi vetem kritikon cdo qeveri pa dhene ndonje obsion alternativ kerkon ne menyure te terthorte te formatoje dhe te vihet ne krye te qeverise.
    Po keshtu si eshte katandisur Shqiperia ku edhe Stalini, ari e te tjere rrembythje e idiote pretendojne se bejne punen e analistit perse mos kete edhe Tosi pretendimet e tija?

    1. O i paemer shko bej çekapin e kallam deshtaku se nuk dukesh mire..o i rrjedhuri i ripjelljes te q..fte kallam deshtaku ne bythe Ty dhe gjithe ata qe votojne rilindjen tend te qelbur..ok.

  5. Pergjegjesia per skandalin e vjedhjes se 30 milion eu, eshte vetem penale pastaj politike. Jemi ne kushtet e nje politike te pandershkueshmerise. Nje sjellje qe vete ky kryeminister demagog , e sulmonte ashper me pare. Jane kapur ne grup ne nje tentative te paster vjedhje. Ngeli ne tentative sepse u denoncua. Dhe prape insistohet qe projekti perseri te behet. Me drejtor Qendron, minister te famshmin Gjiknuri dhe Kryeminister peshkaqenin Rama.
    Te tre duhet te ishin ne burg tani, por jo.
    Njeri vazhdon drejtor i pergjithshem i rrugeve, tjetri minister i ministrise me te forte te qeverise dhe tjetri flet per nje te ardhme me te mire ne pozicionin e kryem.
    Kjo ishte Rilindja, nje peshk i madh i qelbur koke e kembe, qe kete zhvatje te ketij populli te varfer me 1000 probleme, e filloi qe diten e pare, dhe vazhdon me nje ritem te papare ne 30 vjet.

  6. Mendoj qe goditjen e knock out ketij regjimi po ja jep Fatos Lubonja dhe Andi Bushati.
    Kush e do kete vend ketyre te dyve duhet te pakten ti jete mirenjohes.
    E kane diskredituar, demaskuar si nje njeri te i cili, pas fjaleve dhe propogandes, fshihet nje njeri bosh e pavizion.
    E kane diskredituar si nje njeri qe nuk ben kurre ate qe thote.

  7. Z. Lubonja nuk besoj se ku i gjen ma te zinj. Po te kishte do ti kishte nderruar sic beri kur gjeti micen anglishtfolese per financat.
    Ky popull meriton me keq se kaq.

  8. Kur u arrestuan kuksianet qe protestuan per trarin e rruges se kombit, doli i pari z kryeminister , qe tha qe ata qe ushtruan dhune, dovte marrin pergjigje ligjore, dhe ne 48 ore patem arresstime, dalarate pas deklarate te prokurorise se pergjithshme.
    Po ne rastin e denoncuar te korrupsionit gjigand me krijimin e firmave fantazem per te vjedhe parate e shqiptareve, ku eshte prokuroria, ku eshte prokuroria e pergjithshme!!
    Nuk e meritonte ky popull, keta taksapagues nje sqarim se cpo behet me hetimet ne lidhje me kete skandal?!!!!!!
    Asnje konkluzion asnje i arrestuar, apo nje njeri i larguar nga detyra.
    Nga kush kontrollohen pushtetaret ketu ne shqiperi?! Perse paguhen gjithe keto institucione kur jane inekzistente?!!
    Kush mbron interesat e nje populli te tere ne kete vend?!

  9. Disa kenaqen qe ky pushtet po na vjedh, e me llogjiken e tyre meskine sulmojne gazetare, opinioniste, apo komentues qe japin mendime koherente per gjendjen ne te cilen e kane cuar keta bandite me bemat e tyre skandaloze. Qe po vjdhin, e qe na kane vjedhur keta bastarde rilindas , as qe diskutohet, e keto jane faktuar e gjetur me dokumente e ne terren, por qe mos tu nxihet faqia, vetem kjo lloje monstre i ben keto gjera, e prape mashtrojne, e genjejne popullin me tymnaja te ndryshme llafollogjike, e politike. Me keto zera, me keto protesta, , kjo qeveri do ti kaloi si limonate, me taktikat e manovrat qe dine ti bejne, se jane specialista. ne kete mes njerezit nuk duhet te rrijne e te shohin qe kur nje mase e madhe kerkon drejtesi e jete me te mire, s;duhet ta presin nga te tjeret, por te hidhen, e te protestojne per ardhmerine e tyre e brezave qe vije. Si do qe te jete, me mire se koha e shtrengeses si e ketij pushteti , e ardhmeja sigurisht qe do jete me e mire. PERPARA, TE BASHKUAR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *