• |
ide | kryesore

Matuidi e Ronaldo dy kampionë në sjellje, në vigjilje të Krishtlindjes

Sport



Fryma e Krishtlindjes ndihet në këtë vigjilje dhe të gjithë bëhen pjesë e saj, sidomos kampionët e sportit me zemër të artë. Ka qenë një përjetim i vecantë për dy kampionët e Juventus Cristiano Ronaldo dhe Blaisse Matuidi. Portugezi e ka ndarë këtë vigjilje festash me pacientët e vegjël të spitalit pediatrik Regina Margherita në Torino, ndërsa francezi ka dhuruara 400 mijë euro për bamirësi.

Kampioni i Juventus, bashkë me të fejuarën Georgina, i kanë dhuruar një buzëqeshje më shumë fëmijëve të shtruar në repartin e Oncoematologjisë pediatrike. Ronaldo, që nuk ka dashur ta reklamojë vizitën, mbërriti në spital, pak pasi kishte përfunduar stërvitjen në Continassa.

Ndërsa Matuidi ka menduar të bëjë bamirësi me shpërblimin e marrë nga triumfi në Botërorin e Rusisë, duke u bërë kështu i dyti pas Kylian Mbappé që dhuron të gjithë shumën në ndihmë të atyre që kanë më shumë nevojë. Në një intervistë për ‘Journal du Dimanche’, mesfushori i Juventus ka rrëfyer se e ka dhuruar për bamirësi shumën e 400 mijë euro, shoqatës së tij jo fitimprurëse, ‘Les Tremplins Blaise Matuidi’, që merret me integrimin e fëmijëve në shoqëri përmes sportit. “Kur shoh buzëqeshjen e një fëmije, asgjë nuk më jep më tepër lumturi”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *