• |
ide | kryesore

Panucci mund të largohet nga Shqipëria, zbulohet oferta nga Roma

F1, Sport



Trajneri italian Christian Panucci mund të lërë kombëtaren shqiptare. Ky lajm po qarkullon ditën e sotme në mediat italiane. Sipas “Il Messaggero”, trajneri italian pritet të rikthehet tek skuadra e Romës si zëvendësuesi i Di Francesco. Të njëjtat burime raportojnë se trajneri i kombëtares shqiptare ka ruajtur marrëdhënie të mira me drejtuesit e Romës gjatë gjithë këtyre viteve.

Trajneri italian është në kontratë me kuqezinjtë deri në vitin 2019, por në rast të një oferte nga Roma gjithçka mund të ndërpritet. Mediat italiane shkruajnë se drejtuesit e Romës kanë pasur kontakte me Panucci, por nuk dihet nëse kanë pasur diçka konkrete. Roma nuk po kalon një moment të mirë në kampionat dhe pas humbjes ndaj Juvetusit pozitat e trajnerit Di Francesco janë lëkundur ndjeshëm. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *