• |
ide | kryesore

Prapaskenat e kryesisë së PS-së/ Rama lë në ankth ministrat

Kryesore, Lajme



5 orë e 15 minuta. Ndoshta një nga mbledhjet më të gjata të kryesisë së Partisë Socialist që kur Edi Rama ka marrë detyrën si kryetar i saj. Mbledhja e “kupolës rozë” që zgjati tej çdo parashikimi duket se nuk mbylli çdo pikëpyetje të kreut të mazhorancës që fund të vitit të parë të mandatit të dytë ndjen se nuk mund të qëndrojë më në pushtet “duke fajësuar Saliun”.

“Çdo ditë ka gjëra për t’u përmirësuar, sepse nuk jemi të pagabueshëm”. Ishte kjo fjalia e parë që u tha gazetarëve që prisnin në oborr. Me një ton të qetë ku munguan etiketimet e zakonshme Rama u ndal të flasë vetë.

“Kemi folur për protestën, kemi folur për partinë, organizimin në tërësi, mekanizmat e komunikimit…” – kreu i qeverisë zbardhi vetë disa nga detajet e mbledhjes maratonë. Menjëherë pas këtyre fjalëve erdhi pyetja: “A do të kemi ndryshime në qeveri?” Pas një buzëqeshjeje për një pyetje që siç duket e priste, Rama la gjithçka të hapur.

“Çdo gjë hap pas hapi. Unë nuk them fjalën e fundit të parën. Unë di radhën e lëvizjeve, pasi gjithmonë mendohem gjatë para se të bëj lëvizjet. Ne do të bëjmë të gjitha gjërat e duhura dhe do t’i përgjigjemi me dinjitet shqetësimit të studentëve, por do të shkojmë përtej këtij shqetësimi, sepse ka ende shumë për të bërë dhe pavarësisht rezultateve që janë arritur, njerëzit meritojnë shumë më tepër akoma dhe në këtë aspekt kemi shumë për të korrigjuar.

Kemi bërë gabimet tona, gabime që i bëjnë të gjithë ata që ndërtojnë dhe që marrin përsipër sfida të mëdha, por e rëndësishme është të mësojmë prej gabimeve dhe të shkojmë përpara. Po e lexojmë me shumë kujdes mesazhin e protestës” – tha Rama.

Lapsi.al mësoi se në mbledhjen e “kupolës rozë” nuk është folur që në fillim për protestën e studentëve. Ndoshta Rama ka dashur që ta shmangë “temën e nxehtë” që në nisje. Mësohet se fillimisht është raportuar nga 12 kryetarët e PS në qarqe. Ata kanë folur për situatën dhe për ngritjen e shtabeve elektorale në prag të zgjedhjeve lokale. Peshën më të rëndësishme e kanë zënë qarqet ku pritet që beteja elektorale të jetë më e fortë si në Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë, Fier, etj.

Më pas ka pasur një debat të gjatë për arsyet e masivizimit të protestës së studentëve. Burimet thanë se Rama nuk ka adresuar kritika me emra të veçantë, por nuk ka munguar kërkesa e llogarisë për FRESSH që nuk raportoi më herët se si u arrit deri në këtë pikë. Rama e ka mbyllur mbledhjen duke i lënë të gjithë ministrat në ankth pasi përpara gazetarëve nuk e mohoi idenë e ndryshimeve në qeveri.

Nuk janë të paktë zërat brenda mazhorancës se disa nga ministrat kanë ardhur në një pikë ku po shtyjnë ditët në zyrën e tyre. Burimet thonë se Rama mund të shfrytëzojë protestën e studentëve për të përfituar në të dyja krahët. Me prekshin e protestave ai zëvendëson disa nga ministrat më të përfolur ndërsa kritikëve kërkon t’u dërgojë mesazhin se ai është një kryeministër që reflekton.

A mund të shpëtojë Rama me kaq?

Ideja e ndryshimeve në qeveri pritet ta zhvendosë debatin. Menjëherë do të hidhen në tregun mediatik emra që lëvizin dhe “të paprekshmit”. Me këtë lojë kreu i qeverisë kërkon të fitojë kohë, por edhe të japë idenë se shkaku i keqqeverisjes, abuzimit me pushtetin, me tenderat, PPP-të janë ministrat dhe jo ai. Nëse do të largojë Lindita Nikollën, ligji i arsimit të lartë do të mbetet. Nëse largon Damian Gjiknurin, PPP-të do vazhdojnë “të mjelin” buxhetin e shtetit. Nëse largon Ogerta Manastirliun, sërish shëndetësia do të lëngojë si një i sëmurë pa shërim dhe mjekësia falas do mbetet thjesht një premtim elektoral i parealizuar. Nëse largohet Arben Ahmetaj, nuk pritet që ekonomia të lulëzojë… e kështu me radhë. Edhe ata ministra që do të vijnë nuk pritet të ndryshojnë shumë, sepse problemi është më i madh se ata.

Por, Rama ka vendosur të luajë sërish me ministrat. Të paktën deri në 28 dhjetor kur do të mblidhet Asambleja Kombëtare. Deri atëherë, e sigurt është se ministrat nuk do ta kenë mendjen te gjeli i Vitit të Ri, por si të shpëtojnë Ramën nga vezët e vitit të vjetër. ©LAPSI.al



15 Comments

  1. Me rob shpie cfare halesh ka ky ministra? Kush e rrun carin per ty o hajvan 24 karatsh?? Je/eshte thjeshte hajvan. Ka ndonje gru, vajze, nane apo moter te bukur do te rrije minister apo drejtoruc. Kaq e thjeshte eshte. Pun kurvash si spiroja me palle

  2. E thjeshte, ripjerdhja ose ma sakte nje qishane eshte degradu aq shim sa as eurot e as njomzakezaket nuk ja cojne ma delirantit impotent.

    1. Ju qifsha ripjelljen rilindje bashke me kallam deshtakun,fare e keqe mos ngelte asnje mbi toke?.

  3. Kesaj rradhe nuk ka ca ben! Do e shes benin me damianin. Me dhimbje po e ben, por eshte koka e tij ne tave. Eshte kjo zgjidhje?
    Sigurisht qe jo.

  4. Eshte normale qe do te fitojne. Te gjitha premtimet jane mbajtur, nuk po hyj t’i listoj se jane shume. Pastaj si tha? Kush punon edhe gabon. Problemi nuk qendron ary, problemi eshte se po behen faj (jo gabime) pa bere asnje pune vec diasa fasadave qe iu del boja me shiun e pare. Njerezit meritojne me shume tha KM. Eshte i vetmi rast ku ka te drejte. Francezet u ngriten per 7 cent rritje cmimi te karburantit, ne Shqiperi ngrihet cmimi dhe askush nuk bezan. Pse te mos rrise cmimin e karburantit, taksat etj? Duhet t’i rrise sepse popullsia zvogelohet dhe nuk ka ku i merr leket, apo jo? Prandaj shqiptaret duhet ra votojne dhe te lene pa buke femijet e tyre per te mbajtur KM dhe kryetarin e opozites

  5. Do rrojme dhe do shohim,Edhe Berisha i dukej vehtja komandant lufte por e hodhen nokaut jashte litareve.Edhe Rames i ka ardhur fundi dhe do iki nokaut pa lufte.Pushteti te deh dhe te duket vehtja se je ZOT dhe Perendi.Ikja e Xhafes nuk eshte doreheqje por doredhenie,sepse Xhafa nuk leviz kot.

  6. “Unë nuk e them fjalën e fundit të parën” deklaron Rama.
    Është krejtësisht e kundërta nga ajo që e ka zakon të bëjë.
    Është pikërisht mënyra e komunikimit publik ajo që ka bërë që Rama të armiqësohet me të gjithë.
    Është nxitimi për të thënë fjalën e fundit ndaj cilitdo e ndaj gjithshkaje.
    A nuk i konsideron ai të gjithë të tjerët ZERO e vlerëson vetëm veten e tij ?
    A nuk e konsideroi ai opozitën jo si një institucion shtetëror konstitucional por e quante Partinë demokratike SHQUPI e LSI se nuk e linte të kishte gjithë “tepsinë” e pushtetit vetë ?
    A nuk i quajti ai studentët “ngelës” e tani thotë se do të kisha dëshirë që të isha vetë pjesë e këtyre “ngelësve” ?
    A nuk i cilësoi ai të gjithë mediat “kazanë” e tani po bën çmos që ky “kazan” ta shpëtojë ?
    A nuk tentoi ai të marë pushtetin me dhunë në 21 janar të 2011-tës duke thënë se Berisha bashkëqeveriste me një “hajdut me ze e figurë” e më vonë me këtë “hajdut” bashkëqeverisi 4 vjet dhe e bëri president ?
    A nuk e thoshte ai fjalën e parë se në PS nuk ka asnjë politikan të korruptuar e të inkriminuar e mandej u detyrua të largonte deputetë me të kaluar kriminale e ministra të mbrendshëm të mpleksur me mafien e drogës ?
    A nuk e dëgjojmë këtë kryeministër që si Enver Hoxha dikur të gjitha fajet t’ja hedhë armiqve të mbrendshëm (edhe bashkëpuntorëve të tij më të ngushtë) e armiqve të jashtëm e veten e konsideron të pa gabueshëm ?
    A mund t’ja besojë kush këtij kryeministri ndjesën se ai ka gabuar ngaqë nuk i ka ditur hallet e këtij populli e të studentëve ?

  7. Si nuk ju vje turp more te mjer akoma keni kurajo te dilni zot keti homos se gjate more ! Turp te ju vije. Ky eshte super homo ,super mashtrues, dhe km me i degraduar qe ka par vendi yne. Ky byth qir duhet varur per gishtat e kembeve mu ne mes te Tirones.?

  8. Per ate pjese qe kenqet me ata qe e filluan nga linjat e mbingarkuar kot meaekoti online. Mire qe e keni kap mhb

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *