• |
ide | kryesore

Prodhimi i mandarinave i lartë, çmimi i ulur nën nivelin e kostos

Lajme, Të fundit



Ndonëse prodhimi i mandarinave ka qenë i lartë këtë vit, fermerët ankohen se kërkesa e pastabilizuar e tregut e ka ulur çmimin nën nivelin e kostos.

Vangjel Zisi nga Mursia, është shprehur se fermerët e vegjël janë ata të cilët preken kryesisht prej kësaj situate, ku kostot e fermerëve janë tepër të larta për shkak të çmimit të naftës, çmimit të energjisë dhe mungesës së rrugëve drejt parcelave.
Një tjetër fermer flet për kostot e larta të plehrave kimike, ujitjes, kullimit, konkurrencën prej tregut grek dhe mungesën e kontratave afatgjata me blerësit.

“Prodhimi po rritet, cilësia gjithashtu”, shprehet një nga fermerët. Ai shton se ata po kuptojnë gjithnjë e më shumë si duhet të funksionojnë në treg, por sipas tij ka disa nevoja që nuk zgjidhen me investime private dhe shteti duhet të jetë mbështetës.
Rreth 1000 punëtorë nga e gjithë Shqipëria janë angazhuar në punën sezonale në Konispol. 300 familje janë kthyer në rezidentë të përhershëm prej punës në plantacionet e mandarinave.

https://www.youtube.com/watch?v=tlNI7pNfbmI



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *