• |
ide | kryesore

Skandal në Hollandë, sulmohet me shishe dhe lëndë plasëse portieri i Ajax

Sport, Video



Në vigjiljen e Krishtlindjes presupozohet që të gjithë duhet të jenë më të mirë, por nuk ka ndodhur kështu, në ndeshjen mes Utrecht e Ajax në kampionatin hollandez, kur oër Andre Onana kanë qenë moment frike. Portieri i Ajax është vënë në shënjestër të tifozëve të Utrecht, që kanë lëshuar shishe e gota plastike kundër tij, duke e detyruar kamerunasin të pastronte zonën me këmbë.

Duke përfituar nga kjo gjë, mbi të është hedhur një shashkë që ka provokuar një shpërthim të fortë, që është dëgjuar në të gjithë stadiumin. Onana për fat nuk ka pësuar dëmtim, por arbitri e ka ndërprerë ndeshjen për disa minuta, ndeshje që më pas përfundoi 3-1 për Ajax.

https://www.youtube.com/watch?v=RF9QIbYP_bA



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *