• |
ide | kryesore

Skandali i gazetarëve të përgjuar, mbrojtja e Fassone: “Zgjedhje e përbashkët me bordin e Milan”

Sport



Milan është në problem dhe çështja nuk lidhet vetëm me pozicionin e turbullt të Gennaro Gattuso në pankinë. Ajo që ka shqetësuar ambjentin është cështja e spiunazhit që ka përfshirë edhe ish-administratorin e kuqezinjvë, Marco Fassone, i shkarkuar në verën e kaluar “për qëllimin e duhur” në momentin e kalimit të klubit nga Yonghong Li tek fondi Elliott. Ish-drejtuesi i kuqezinjve, që është akuzuar se ka përgjuar katër gazetarë në Carpinvest srl, mbrohet përmes avokatit të tij, Francesco Rotondi: “Aktiviteti i hetuar ishte i ditur nga i gjithë bordi” ka thënë në një intervistë për La Repubblica.

“Ai vendim u bë në bashkëpunim Këshillin e Administrimit përtiu përgjigjur një rrjedhje informacioni. Një vendim kolektiv, marrë me akordin e përbashkët” ka shtuar avokati, që më pas ka shpjeguar: “Bëhet fjalë për një aktivitet mbrojtës, i ligjshëm, i njohur nga ligji. Klienti im ka raportuar gjithnjë në bord dhe emri i shoqërisë që hetoi u sugjerua nga dikush tjetër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *