• |
ide | kryesore

Thiago Silva në fushë, shtëpia e grabitur: hajdutët dalin të lumtur me mbi gjysëm milioni me vete

Sport



Parisi ose nuk është qytet me fat, ose futbollistët e PSG nuk janë të vëmendshëm. Akoma edhe një herë një lojtar i kryeyqtetasve ka mbetur viktimë e vjedhjes. Pasi në 2017 hajdutët i bënë një vizitë apartamentit të teknikut të atëhershëm Unay Emery e pasi patën të njëjtën kortezi muajin e kaluar ndaj sulmuesit Eric Maxim Choupo-Moting gjatë Psg-Liverpool në Champions League, këtë herë ishte radha e Thiago Silva, që u rikthye në shtëpi pas fitores 1-0 kundër Nantes në kampionat dhe e gjeti të bastisur.

Sipas asaj që bën të ditur L’Equipe, në fakt, dikush është futur në vilën e kapitenit brazilian të Psg dhe nuk i ka dalë keq, por është larguar prej aty me një bonus ëndërrash: “Disa qindra mijëra euro” sipas të përditshmes franceze, përfshirë një orë luksoze me vlerë rreth 600 mijë euro. Për fat, ose edhe jo, në shtëpinë e mbrojtësit nuk ishte askush, sepse mbrojtësi ishte në fushë dhe e shoqja në Brazil për pushimet e Krishtlindjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *