• |
ide | kryesore

VIDEO/ Studentët mblidhen sërish para kryeministrisë me një protestë origjinale

Lajme, Të fundit



Edhe pse e kanë ndërprerë përkohësisht protestën për shkak të festave, një grup studentësh janë mbledhur përpara kryeministrisë për të treguar se nuk i kanë harruar 8 kërkesat. Një grup ty rinjsh janë mbledhur këtë të hënë para Kryeministrisë me tullumbace dhe me nga një zarf në dorë. Në secilën prej zarfeve të lidhura me tullumbacet, është e shkruar një kërkesë nga ato që studentët i kanë shpalosur gjatë gjithë këtyre javëve protestë. Studentët kënduan Himnin Kombëtar dhe më pas i lëshuan tullumbacet në ajër, ndërkohë që janë shprehur optimistë për plotësimin e kërkesave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *