• |
ide | kryesore

Vonesa të trageteve nga Bari, shkak: vetëm dy sportele në dispozicion

Lajme, Të fundit



Drejtoria e Përgjitshme Detare ka informuar se gjatë datave 22-24 dhjetor 2018, tragetet e linjës Durrës-Bari; Bari-Durrës kanë mbërritur me vonesë në portin e Durrësit.
Sipas Paulin Ndreut, drejtor i përgjthshëm i Drejtorisë Detare, kjo vonesë ka ardhur për shkak të kontrolleve nga autoritetet italiane.

“Autoritetet italiane në portin e Barit po punojnë vetëm me dy sportele dhe nuk kanë shtuar personel për të përballuar fluksin e personave që udhëtojnë drejt Shqipërisë. Si rezultat i vonesa të shkaktuara nga personeli italian i portit të Barit imbarkimi i udhëtarëve është bërë me vonesë dhe nisja gjithashtu është kryer me vonesë. Për këtë arsye trageti ka mbërritur me vonesë në portin e Durrësit”, deklaroi Ndreu.

Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë Detare, në komunikim me konsullin tonë në Bari ka kërkuar që të paraqiten shqetësimet pranë autoriteteve italiane të portit të Barit. Ai ka kërkuar që të merren masa për menaxhimin e fluksit të pasagjerëve gjatë periudhës së festave.

“Shpresojmë në bashkëpunimin e autoriteteve italiane në portin e Barit për shtimin e personelit në mënyrë që të mos shkaktohen vonesa për pasagjerët të cilët udhëtojnë drejt Shqipërisë.
I kërkojmë të gjithë pasagjerëve që udhëtojnë me tragetet e linjave Durrës-Bari që të na mirëkuptojnë dhe informohen për oraret dhe vonesat pranë agjencive të trageteve”, u shpreh Ndreu.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *